25 persona kanë vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe, nga 3 mijë e 109 testime, 1 mijë e 182 kanë rezultuar pozitivë.
Gjithashtu, MSH-ja njofton se janë shëruar 707 pacientë.
Shkupi ka regjistruar 544 raste të reja, duke u radhitur si qyteti më i prekur nga koronavirus.