Rama: Fshehja e numrit të vdekurve nuk ka shanc të ndodhë

 3,326 total views,  1 views today

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të kryedemokratit Basha për fshehje të numrit real të viktimave nga Covid.

Kryeministri mohoi akuzat dhe e cilësoi ç’njerëzore këtë deklaratë si dhe dënoi rëndë publikimin në disa media të fotove të viktimave Covid të lënë përtokë në morg. Ai quajti ato inskenime fotosh kur tha se: Ne nuk mund të ndahemi me numrin e të vdekurve, të bëjmë politikë me inskenime fotosh nga morgu i spitaleve.

Rama garanton se Prokurorinë s’do e pengojë kush që të hetojë për akuzën që ngre opozita, por nga ana tjetër ai thotë se këtë përshkallëzim ekstrem të luftës për pushtet nga opozita duhet ta mbajë shënim si Gjykatësi superim i popullit shqiptar apo çdo shqiptar vetë dhe mos e harrojë kurrë.

Fjala e Kryeministrit Rama

“Kam përgjegjësinë e jashtëzakonshme të jem në krye të vendit, në kohën e një sprove të jashtëzakonshme, që është e përbotshme prej 9 muajsh e po sfidon të gjitha shtetet, për shkencën, mjekësinë, politikën, qeverisjen, mediat sigurisht. Është sprovë për karakterin e kombeve. Këtë sprovë ne shqiptarët, ashtu si edhe tërmetin nuk e kemi zgjedhur. Askush nuk mund të fajësohet nëse vendi goditet nga një tërmet apo pandemi. Por mënyra e reagimit, po. Virusi godet nga pak, pasojat na sprovojnë përditë. Në të dyja rastet del në pah karakteri ynë. Jam krenar për se si ne, si popull kemi reaguar për të dyja rastet, e që njerëzit janë bashkuar qoftë për të ndihmuar të varfrit gjatë tërmetit, qoftë për të zbatuar masat e pandemisë.

Jam i keq ardhur që kjo dalje ime sot u provokua nga krejt e kundërta e virtyteve të shqiptarëve, teksa shumica e këtij populli bën më të mirën e vetë, një pakicë e zhurmshme rri mënjanë shan, akuzon e gjuan me gurë.

Nuk jam këtu për tu ankuar për baltën dhe pështymat që marr përditë nga pakica, se mua përsonalisht të sharat më bëjnë më të fortë, më japin energji të udhëheq betejat në çdo fushë!

Por, ka ndryshim të madh si dita e nata mes kritikave dhe sharjeve e fyerje. Këto të fundit më ndezin shumëkush e quan arrogancë, ndoshta, por do ta quaj pasion të madh për punën që më është besuar dhe Shqipërinë që dua për të gjithë fëmijët tanë.

Që të kemi opinion ndryshe kjo është demokraci, por të shash e të shpifësh nuk është lulzim demokracie. Ne nuk mund të ndahemi me numrin e të vdekurve, të bëjmë politikë me inskenime fotosh nga morgu i spitaleve. Kjo nuk është njerëzore, nuk mundet që deri tek Presidenti e opozita të kenë komitete alternative.

Është jo njerëzore që të bësh përditë politikë me lajme të rreme deri edhe me të vdekurit. Sot kur kapacitetet po arrijnë në limite të dalësh e t’i thuash popullit që qeveria po fsheh të vdekurit është kapërcim i kufijve të demokracisë, është çnjerëzore. Si mund të arrihet deri këtu? Si ngacmohet deri në këtë pikë psikika e një populli, ngacmohet integriteti njerëzor i një armate të tërë mjekësh që prej 9 muajsh kanë harruar fëmijët e prindërit e tyre për tu përkushtuar te puna. Si shkelet qenia njerëzore e provokohen familjet e viktimave, si futet tmerri tek ata që kanë dikë të prekur me Covid? Si fle gjumë kur nxjerr një makrabitet të tillë nga goja.


Ky nuk është karakteri i këtij vendi, i këtij populli, as se si karakterti i shumicës, por manifestim ekstrem i karakteresh të dobëta që e kanë penguar Shqipërinë dhe popullin shqiptar të marrë frymë lirisht, duke u shfaqur në vendin dhe momentin e gabuar. S’ka më turp se kaq! Në këtë pikë nuk imagjinohet dot se ku mund të shkojë paturpësia ndaj njerëzve e vendit. Viktimat s’mund të fshihen.

”Do thirret Prokuroria, edhe për të vdekurit në spital. Duke krijuar një trysni kaq të tepërt, për mjekët që kanë nevojë për inkurajim, mbështetje, falenderim.
Hyn në sferën e përbuzjes për çnjerëzoren.
Jemi të detyruar të mësohemi me kriminalizimin e mjekëve tanë kur ata i dolën zot shqipërisë në momentin më të vështirë.
Prokuroria e di vetë detyrën e saj, të përfshihet në këtë marrëzi kriminale, askush nuk do e pengojë. Ky përshkallëzim në luftën për pushtet, duhet mbajtur shënim nga Gjykatësi suprem i popullit shqiptar, si lëndimi për ne si popull e shqiptar. Virusi nuk na ndan. Kjo nuk duhet harruar nga askush, asnjë shqiptar që mendon me kokën e tij si një akt përçarje mes nesh shqiptarëve, në luftën kundër këtij armiku. Si një akt që nxit urrjetje ndaj mjekëve tanë. Mund të nxitë edhe dhunë ndaj mjekëve, si akt turpërues.

Ne do e fitojmë këtë luftë. Me mund të vazhdueshëm, pa u lodhur. Ju lutem të gjithëve, kufizoni çdo lëvizje që është e mundur, kontribuoni që të shmangim një mbyllje tjetër, me çdo mënyrë. Dhe as mos dyshojmë në vërtetësinë e informacioneve për të cilat autoritetet e qeveria mban përgjegjësi të lartë, dhe as mos bini pre e frikës nga ata që fatkeqësisht ju duan mish për top për pushtet.
Do e kalojmë edhe këtë dimër të vështirë, dhe bashkë me të do e kalojë Shqipëria pjesën më të madh të të keqes që na zuri.”

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •