Beppe Bergomi, ish-kapiteni i njohur i Interit, lartëson formën e gjigantit suedez të kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic.
Sipas tij, tani për tani Ibra është më i mirë se Cristiano Ronaldo.
Ibra shënoi dy gola në fitoren e Milanit 3-1 ndaj Napolit të dielën.
“Tani për tani unë preferoj Ibrahimovic ndaj Cristiano Ronaldo”, tha ai.
Në lidhje me Milanin, Bergomi pranon: “Unë i kisha vendosur ata në katër të parët në fillim, para derbit kisha ndjesinë që mund të bënin mirë. Maldini e di se ka ndërtuar një ekip të mirë. Milani ka lojtarë që vrapojnë në të gjithë fushën, që luftojnë për të shënuar, edhe nëse mbrëmë mund të kishin bërë më mirë në menaxhimin e topit. Ndeshja dhe fitorja ndaj Napolit i jep ndërgjegjësim kësaj skuadre”.