Kërkesa të shumta për bileta, tifozët e Milanit nxjerrin jashtë funksionit faqen e Sassuolos

albnews
By
1 Min Read

Tifozët e Milanit po përgatisin festën në “Mapei Stadium”.

Kërkesa për bileta në ndeshjen e fundit të kampionatit është maksimale dhe kapaciteti me vetëm 21 500 vende i impiantit ka bërë që të nisë një garë e ethshme.

Edhe pse Sassuolo ende nuk i ka nxjerrë biletat në shitje, mbështetësit kuqezi pushtuan faqen zyrtare të klubit. Nga trafiku i lartë i përdoruesve, faqja e Sassuolos doli jashtë funksionit.

Për duelin ku Milani mund të shpallet zyrtarisht kampion, sektori i tifozëve miq ka kapacitet vetëm 4 000 vende, por një pjesë e madhe e stadiumit pritet të jetë e mbushur me ngjyrat kuqezi.

Share This Article