AstraZenca dhe Universieti i Oxfordit kanë pranuar sot se ka ndodhur një gabim gjatë testimit të koronavirusit, dhe ky raport i këtyre gabimeve ngre pikëpyetje dhe dyshime të shumta në lidhje me rezultatet e shumë pritura.
Ky njoftim u bë dje ditën e mërkurë, vetëm disa ditë kur kompania bëri të ditur se rezultatet ishin shumë efektive.
Më vonë doli lajmi se grupi i parë që mori një sasi më të vogël të dozës dolën të jenë më të mbrojtur se sa ata që morën dy doza më tepër. Ata që morën një sasi më të vogël rezultuan 90 për qind efekt pozitiv, ndërsa ata me dozë më të lartë rezultuan vetëm me 62 për qind të efikasitetit.
Kombinuar të dy grupet, kompania tha se vaksina funksionoj vetëm 70 për qind të rasteve. Sidoqoftë mënyra se si këto rezultate u shpallën, bëri që shumë ekspertë të fillojnë rishikimin e metodave të vaksinave.
Gjithsej 2,741 individë morën gjysmën e dozës së vaksinës, ndërsa 8,895 morën dozën e plotë.
Disa ekspertë kanë kritikuar AstraZeneca dhe Oxford për mungesë transparence në publikimin e rezultateve.
Në gjë tjetër dyshuese është se askush nga njerëzit të cilët morën grupin e dozave të ulëta nuk ishte mbi moshën 55 vjeç, stafi shëndetësor dhe ekspertet kanë bërë të ditur se të rinjtë kanë tendenca të kenë imunitet më të fort se sa të moshuarit.
Ky vendim i kombinimit të rezultateve që të sillte 70 për qind të rezultateve është shumë i diskutueshëm, dhe vë në pikëpyetje shumë ekspertë.
Tani ekspertët kanë filluar hulumtimin se për çfarë arsye ndodhi gabimi dhe ka paralajmëruar që të mos nguten me dhënien e rezultateve, shkruan New York Times