Vasili reagon ndaj Ramës: Zhgarravino-strategjitë e tua nuk kanë përmirësuar asgjë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër pacient u hodh ditën e sotme nga spitali “Shefqet Ndoqi”, duke e çuar në 5 numrin e viktimave që vetëflijohen nga spitalet Covid.

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili ka shpërthyer në ofendime ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar si shkaktarin kryesor të kësaj gjendje të krijuar.

Derdimen nuk zgjidhet COVID-i me VIDEO këllira propagandistike, ndaj ik or ik, qe te shpetojne njerezia”, shkruan Vasili.

Ish-ministri ka vijuar më tej teksa shton se strategjitë e ndërmarra nuk kanë përmirësuar dhe nuk kanë kufizuar asgjë.

Zhgarravino- strategjite e tua nuk kane permirsuar, kufizuar apo ndalur asgje dhe ti nuk jep dot asnje tregues te permirsuar te pandemise.

Boll u more me budalleqe VIDEOSH me autoambulanca.

COVID-i eshte ulur kembekryq ne gjithe vendin ti merresh me këllira propagandistike dhe filmon para e mbrapa nje autoambulance per propagande duke ja shpifur njerezve, qe vuajne dhe luftojne per jeten.

Je ti pengesa e vetme per te mundur COVID-in.

Je ti halli me i madh i shqiptareve ne keto kohe kaq kritike.”

Share This Article