Përurohet Kompleksi Memorial “Ibrahim Rugova” në Istog

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në 76-vjetorin e lindjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, është bërë inaugurimi i Kompleksit Memorial “Ibrahim Rugova” në Istog.

Në inaugurimin e Kompleksit “Ibrahim Rugova” kanë marrë pjesë kryeministri Avdullah Hoti, kryetari i Istogut Haki Rugova, vajza e ish-Presidentit Teuta Rugova, e anëtarë tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoti ka thënë se Rugova, një djalë i rritur pa babanë e rrëmbyer nga komunistët, do të kthehej në një simbol të Kosovës që formimin e tij intelektual e vuri në shërbim të shtetndërtimit të Kosovës, në një kohë të shpërbërjes së rrëmujshme të Jugosllavisë.

“Rugova në frymën e Bogdanit dhe pasuesve të tij e drejtoi Kosovën drejt Europës. Rugova e mori në dorë fatin e populli të Kosovës në një periudhë të rëndë. Kërkesa e kamotshme për mëvetësi u legalizua nga LDK-ja dhe prijësi i saj Ibrahim Rugova”.

Me thënien e Rugovës, “Shtëpia pa miq nuk mbahet”, Hoti ka thënë se do të vazhdojë amanetin e tij për të mbajtur lidhjet miqësore me vendet aleate të Kosovës, veçanërisht me SHBA-në dhe se do të mundohet të arrijë synimet për anëtarësim të plotë në organizatat ndërkombëtare.

Punimet për Kompleksin Memorial “Ibrahim Rugova” në Istog kanë kushtuar 350 mijë euro.

Kuvendi i Kosovës ka ndarë 200 mijë euro, ndërsa 150 mijë ka ndarë Komuna e Istogut.

Share This Article