Dua Lipa me dy këngë në top listën zyrtare të 10 këngëve më të mira të momentit në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në tregun internacional të muzikës.

Aktualisht, ajo ka dy këngë në top listën e 10 këngëve më të mira të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Bëhet fjalë për këngën e saj solo “Levitating” dhe duetin me Miley Cyrus, “Prisoner”.

Për suksesin me këto dy këngë, ajo i falënderoi fansat përmes një postimi në Instagram, duke e quajtur “forca e femrës”, fakti që ajo dhe Miley po shënojnë suksese të tilla në top listat muzikore.

“Dy këngë në Top 10 në Mbretërinë e Bashkuar! ‘Levitating’ dhe ‘Prisoner’. Faleminderit për gjithë dashurinë, fuqia e vajzave, le të shkojmë”, ka shkruar LIpa në Instagram, teksa ka publikuar një fotografi me Mileyn.

Suksesi i Duas po dëshmohet edhe në vlerësimet e mbrëmjeve të mëdha muzikore, pasi ajo ka marrë plot gjashtë nominime për “Grammy Awards 2021”. 

Share This Article