Mbretëria e Bashkuar është ndër vendet që po përballet me një epidemi gjithmonë e më agresive.
Numrat e të prekurve dhe të viktimave nga Covid-19 sa vjen dhe rriten në Britani.
Mediat në gjuhën angleze raportojnë se në Britaninë e Madhe kanë ndërruar jetë gjithsej mbi 60 mijë njerëz, për shkak të Covid-19.
Saktësisht, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Britaninë e Madhe, 60 113 njerëz.
Ndërsa, numri i të infektuarve nga virusi deri më tashmë ka shkuar në 1 674 134 persona.
Britania e Madhe është shteti i shtatë në botë për nga numri i të infektuarve me Covid-19.
SHBA është shteti me më shumë të infektuar nga koronavirusi në botë, ndjekur nga India, Brazili, Rusia, Franca, Spanja etj.