Britania dhe BE-ja rinisin bisedimet për Brexit-in

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania dhe Bashkimi Evropian do të rinisin bisedimet më 6 dhjetor në Bruksel, me qëllim që të tejkalojnë një ngërç para se të përfundojë periudha e tranzicionit të Brexit-it më 31 dhjetor.

Kryeministri britanik, Boris Jonson dhe shefja e BE-së, Ursula von der Leyen janë pajtuar që të zhvillojnë bisedime, duke thënë se negociatorët do të bëjnë përpjekje për të finalizuar marrëveshjen.

Të dyja palët vazhdojnë të kenë “dallime të theksuara” në disa çështje kyçe, që kanë zvarritur procesin, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga Johson dhe von der Leyen.

“Teksa pranojmë seriozitetin e këtyre dallimeve, ne ramë dakord që ekipet tona negociatore duhet të bëjnë edhe një përpjekje”, shtuan ata.

“Prandaj, ne do të instruktojmë shefat e ekipeve tona negociatore që të takohen në Bruksel. Ne sërish do të bisedojmë të hënën në mbrëmje”, thuhet në deklaratë.

Britania është larguar nga BE-ja më 31 janar, por shteti ka vazhduar që të tregtojë me bllokun në kushtet e njëjta si më parë.

Dështimi për të arritur një marrëveshje deri më 31 dhjetor mund të rezultojë në një divorc “pa marrëveshje” e cila mund të krijonte kaos në kufijtë e Britanisë dhe në sektorin e tregtisë, për shkak të tarifave dhe masave të tjera.

Share This Article