Shorti i tërhequr të hënën mbrëma në Zuerich ka vendosur Kosovën në grup me Serbinë. Por FIFA, në bazë të një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ka zhvendosur Kosovën në grup tjetër.
UEFA nuk lejon përballjet e Kosovës me Serbinë, Rusinë e Bosnjë-Hercegovinën. Kosova është tërhequr e para prej vazos së pestë, që do të thotë se është dashur të vendoset në grupin A. Por pasi në atë grup ishte Serbia, Kosova u zhvendos në grupin B ku janë Spanja, Suedia, Greqia e Gjeorgjia. Pra është grup me pesë përfaqësuese.
Në grupin A pos Serbisë janë edhe Portugalia, Irlanda, Luksemburgu dhe Azerbajxhani.