Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë një thirrje për të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen protestës së sotme.
Protesta pritet të mbahet për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policisë. Organizimi do të nisë në orën 22:00, para kryeministrisë.
Berisha ka shpërndarë thirrjen e Genc Sejkos, ku shkruhet se “Rrjetet sociale kanë shpërthyer me zemërim, duke e krahasuar me vrasjen e George Floyd në SHBA. Ata kanë bërë thirrje për protesta.Mijra qytetar nga mbare vendi pregatiten te vershojne drejte Tiranes.
Per te protestuar me moton: ‘Që e drejta e një individi mos të jetë vdekja e tij
Më 8 dhjetor vritet një djalë se ora dhjetë e mbrëmjes e gjeti disa metra larg shtëpisë. Nuk gjobitet, por vritet. Polici që e ka qëlluar me dy plumba, pohon se ishte shumë errësirë dhe se i ishte dukur se djali do ta qëllonte.
M’u duk se- thotë polici që paguhet nga taksat tona dhe ndjek me vrap një të ri, që kthehej nga kafja me miqtë e tij.
Që e drejta e një individi, mos të jetë vdekja e tij, unë nesër do të eci në këmbë pas ores 10.00 në mbrëmje nga Kryeministria deri tek shtëpia e Klodian Rashës.
Nesër tek Kryeministria në orën 10.00 në mbrëmje. Policia e Shtetit ka të drejtën të na gjobisë, por kurrsesi të na vrasë.”
Sakaq protestat e para kanë nisur që mbrëmjen e sotme, ku qytetarë të Shkodrës janë grumbulluar paqësisht në respekt të 25 vjeçarit.