• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
“Serbia duhet ta pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve, krimi s’mund të fshihet”

“Serbia duhet ta pranojë gjenocidin ndaj shqiptarëve, krimi s’mund të fshihet”

by albnews
9 December, 2020
in Bota, Kosova
0
1
VIEWS

“Jemi mbledhur, pra, për ta ridëshmuar plagën tonë të pambyllur, për vrasjen e mbi 13.000 njerëzve tanë, shumica prej të cilëve civilë, gra, pleq e fëmijë”, tha kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh ushtruese e detyrës së presidentes, në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës për nderim të viktimave të krimeve të gjenocidit, tha se duhet që edhe njëherë të ngrihet zëri për krimin gjenocidal të kryer nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit.

Duke iu drejtuar edhe familjarëve të viktimave të këtij krimi të cilët ishin të pranishëm në sallë, Osmani ka përmendur shifrat e të zhdukurve gjatë luftës, duke i konsideruar ata si “të pagjetur të fshehur” nga Serbia.

“Jemi mbledhur, pra, për ta ridëshmuar plagën tonë të pambyllur, për vrasjen e mbi 13.000 njerëzve tanë, shumica prej të cilëve civilë, gra, pleq e fëmijë, mbi 1.600 nga të cilët ende mbajnë statusin e ‘personave të pagjetur’. Por, ata nuk janë thjesht të pagjetur. Ata janë ‘të pagjetur të fshehur’ nga pushteti pasardhës i regjimit që kreu gjenocid mbi ta”, u shpreh Osmani.

Osmani tutje ka shtuar se dhuna mbi viktimat e shkaktuar nga gjenocidi serb është sistematike, nga vrasja e tyre në fshehjen e tyre e në mosdhënie të informative për këto viktima nga Serbia.

“Serbia duhet ta pranojë peshën historike të gjenocidit ndaj shqiptarëve. Ajo duhet të detyrohet që të japë informata për dhunën sistematike ndaj viktimave. Ajo duhet t’u përgjigjet thirrjeve për ofrim të informatave mbi krimet e kryera mbi viktimat dje dhe mbi ta e mbi familjet sot”, u shpreh Osmani, duke shtuar gjithashtu se Kosova do dialog me Serbinë, por vetëm me njohje reciproke.

Përfaqësuesja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova, tha se familjarët e pikëlluar të viktimave të gjenocidit serb nuk ndaluan që nga lufta në kërkim të fatit të 1.600 të pagjeturve.

Kumnova tha se ata nuk gjetën përkrahje nga institucionet vendore e ndërkombëtare të cilat, sipas saj, do të duhej vetë të merrnin iniciativa për zbardhjen e krimit, kthimin e trupave dhe varrimin e tyre në atdhe.

“Edhe fëmijët tanë ishin shqiptarë, shtetas të Kosovës, të lindur dhe rritur në trojet tona. Të etshëm për liri e atdhe, por ja që Serbia i këputi si lulet dhe ua vyshki jetët e tyre duke i futur thellë në varreza masive”, tha Kumnova, e cila shtoi se sot si asnjëherë më parë është nevoja të hapen dëshmitë për të cilat Serbia nuk kërkoi asnjëherë falje dhe asnjëherë nuk mori përgjegjësi.

Bajram Qerkini nga Shoqata “Zëri i Prindërve”, tha se janë bërë 21 vjet që nuk po mund ta bindin bashkësinë ndërkombëtare që nuk do të ketë bisedime me Serbinë pa e ditur se ku janë të pagjeturit.

“U bënë 21 vjet që nuk po mundemi ta bindim bashkësinë ndërkombëtare apo njerëzit që po na udhëheqin dhe po bisedojnë me Serbinë se më nuk ka bisedime derisa në tavolinë nuk e vendosin letrën (për lokacionin e të pagjeturve) dhe të thonë: ja ku janë”, tha Qerkini.

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit, kryeministri Hoti nëpërmjet rrjeteve sociale tha se pret që Serbia të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin e kryer në Kosovë.

Hoti theksoi se “vendi ynë vazhdon të ballafaqohet me plagën e madhe të të zhdukurve”.

“Duke e mbajtur përherë në kujtesë, tragjedinë që ka përjetuar, Republika e Kosovës është e përkushtuar për të ardhmen paqësore të rajonit dhe integrimin në familjen e kombeve të lira demokratike euro-perëndimore. Por, po ashtu, ne presim nga fqinji ynë verior, Serbia, të kërkojë falje për krimet dhe gjenocidin e kryer, të kërkojë falje për djegien e kufomave të civilëve shqiptarë, për varrosjen dhe zhvarrosjen e disahershme të tyre. Përveçse një akt moral, kërkimfalja është edhe kusht elementar human për të ecur përpara kah pajtimi dhe mirëkuptimi në mes dy shteteve tona”, shkroi kryeministri Hoti.

Previous Post

Kryeministri Netanyahu do të jetë izraeliti i parë që do të marrë vaksinën kundër Covid-19

Next Post

Gjermania ndihmon Kosovën me 72 milionë euro

albnews

albnews

Related Posts

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Kosova

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot
Bota

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim
Kosova

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025
Next Post
Gjermania ndihmon Kosovën me 72 milionë euro

Gjermania ndihmon Kosovën me 72 milionë euro

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Britania dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshje për partneritet strategjik

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Zbulohen emrat e Sunny Hill 2025, Dua Lipa dhe yje të tjerë pushtojnë Prishtinën

16 May, 2025
Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë në bord mbetet 10 minuta pa pilot

16 May, 2025
Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

Osmani takon Kaja Kallas: Kosova është gati për hapin e radhës drejt BE-së, dhe tani është koha që BE të veprojë me guxim

16 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4708 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM