“Ndryshime dhe mosmarrëveshje ka dhe këto duhet t’i diskutojmë. Por, në të njëjtën kohë duhet të dallojmë të vërtetën se Turqia është pjesë e NATO-s dhe familjes së Perëndimit”, tha Stoltenberg
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka rekomanduar një qasje pozitive lidhur me bisedimet rreth Turqisë që do të zhvillohen në Samitin e Liderëve të Bashkimit Evropian.
Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me kryeministrin portugez, Antonio Costa, sekretari Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve lidhur me Mesdheun Lindor dhe Turqinë.
Në pyetjen “A mendoni se sanksionet janë një rrugë e drejtë që BE-ja të diskutojë për problemet e saj me një vend të NATO-s? A mund ta bëjnë sanksionet edhe më kompleks bashkëpunimin mes BE-së dhe NATO-s?, duke e përcaktuar “të vështirë” situatën në Mesdheun Lindor, Stoltenberg, rikujtoi se aleatët kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe se çështja është diskutuar javën e kaluar në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.
“Të gjithë duhet të paraqesim qasje dhe rrugë pozitive kur diskutojmë për ndryshime. Për këtë në NATO kemi formuar mekanizmin e metodave të ndarjeve mes Turqisë dhe Greqisë. Qëllimi këtu është parandalimi i ngjarjeve dhe incidenteve të padëshiruara mes dy aleatëve kur ka prani ushtarake në rritje në Mesdheun Lindor”, tha Stoltenberg duke shtuar se:
“Unë jam i kënaqur që Turqia dhe Greqia morën pjesë në këtë mekanizëm dhe që anuluan disa stërvitje. Po përpiqem ta forcoj dhe ta zgjeroj këtë mekanizëm. Sepse duhet të pengojmë ngjarjet dhe incidentet mes dy aleatëve”, tha Stoltenberg i cili bëri të ditur se NATO kryen detyrën e një platforme për të biseduar ndryshimet kur ka mes aleatëve.
Ai shtoi se bisedimet teknike të zhvilluara në NATO mes Turqisë dhe Greqisë, shpreson që në të njëjtën kohë të hapin edhe rrugën për bisedimet politike ku do të diskutohen çështjet thelbësore mes dy vendeve.
“Turqia është një aleate e rëndësishme e NATO-s”, tha Stoltenberg duke vënë në dukje që Turqia ka kufi me Irakun dhe Sirinë dhe se ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në luftën kundër organizatës terroriste DEASH.
Stoltenberg tha se Turqia është vendi që ka strehuar më shumë refugjatë, sirianë dhe vendi më i prekur nga sulmet terroriste.
“Ndryshime dhe mosmarrëveshje ka dhe këto duhet t’i diskutojmë. Por, në të njëjtën kohë duhet të dallojmë të vërtetën se Turqia është pjesë e NATO-s dhe familjes së Perëndimit”, tha Stoltenberg.