Johnson: Ka gjasa të fuqishme që të ndodhë Brexit-i pa marrëveshje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Britain's Prime Minister Boris Johnson leaves Downing Street in London, Britain December 2, 2020. REUTERS/Toby Melville

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, i ka urdhëruar ministrat që të përgatiten për gjasat e fuqishme për një Brexit pa marrëveshje me BE-në, pavarësisht thirrjes së zyrtarëve të lartë të Partisë Konservatore që të gjendet një zgjidhje për marrëveshje.

Pas një samiti treorësh me shefen e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë të cilit nuk u përafruan qëndrimet, kryeministri britanik tha se është i gatshëm për një milje shtesë duke udhëtuar në Paris dhe Berlin për bisedime të drejtpërdrejta me liderët e BE-së.

Megjithatë, ai tha se oferta e tanishme e Bashkimit Evropian është e papranueshme për shkak se Britania e Madhe nuk mund të trajtohet si binjake e saj, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

“Unë mendoj se duhet të jemi shumë, shumë të qartë. Tani është një gjasë e fuqishme – gjasë e fuqishme – që do të kemi një zgjidhje që është shumë më shumë si raporti i Australisë me BE-në sesa si raporti i Kanadasë me BE-në”, tha ai.

Qeveria britanike tha se kryeministri ka përkrahje të madhe nga kabineti për qëndrimin e tij, pavarësisht parashikimit se largimi nga BE-ja pa marrëveshje do ta dëmtonte ekonominë për 2 për qind të GDP-së, e cila tashmë është goditur rëndë nga pandemia.

Opsioni i Australisë është term që përdoret nga Kryeministri Johnson për tregtinë sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë me BE-në, që do të thotë se taksat do të zbatohen mbi një varg të gjerë të mallrave.

Share This Article