Pavarësisht dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj,protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha po vijojnë edhe sonte në Tiranë e Durrës.
Protestuesit janë nisur drejt Kryeministrisë, nga Ministria e Brendshme ku ishin grumbulluar fillimisht.
Gjatë protestës ka pasur dhunë mes protestuesëve dhe policisë, hidhen shashka dhe gurë nga protestuesit.
Një pjesë e protestuesve janë larguar drejt Ministrisë së Brendshme dhe një pjesë në Bllok. Priten të bashkohen te parku Rinia dhe të marshojnë së bashku.
Policia ka hedhur sasi të madhe gazi në zonën e “Shallvareve” për shpërndarjen e protestuesve.
Po ashtu, policia dhe një mjet ujëhedhës lëvizin drejt zonës së Bllokut ku ndodhet një grup protestuesish.