Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në një intervistë në televizionin publik të Kosovës foli për një mori çështjesh.
Osmani mbështeti themelimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kosovës në vitin 2015.
“Duhet ta kuptojmë se ky është akt i Kuvendit të Kosovës.” – deklaroi ajo.
Kryeparlamentarja po ashtu përmendi argumentin e ish-presidentit Thaçi se nëse nuk do të votohej Specialja në Kuvend, atëherë kjo do të ishte në dorën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Po ashtu, Osmani vazhdoi duke përmendur krimet e kryera nga Serbia.
Ajo u pyet se sa e dëmton imazhin e Kosovës aktakuza e Zyres së Prokurorisë Speciale.
“Askush nuk mund ta gjykojë luftën e UÇK-së. Nuk ka qenë asnjëherë ushtri e individëve, por e popullit. Prandaj duke qenë ushtri e popullit, nuk mund të ketë sukses përpjekja për gjykimin e luftës për liri”, tha ajo në RTK.