ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 8 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 8 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 8 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 9 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 9 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Reali synon ta mposht Atleticon

albnews by albnews
12 December, 2020
in Show - Biz
0
Reali synon ta mposht Atleticon
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pasi shmangu eliminimin nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve, Real Madridi do të luajë kundër Atletico Madridit me synimin për t’ia shkaktuar humbjen e parë këtë edicion në La Liga rivalit të përbetuar të qytetit.

Dueli mes Realit dhe Atleticos zhvillohet të shtunën mbrëma (21:00) në stadiumin “Alfredo Di Stefano” dhe i takon xhiros së 13-të të kampionatit spanjoll. Atletico prin në tabelë, ndonëse ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Ka regjistruar tetë fitore e dy barazime në dhjetë ndeshje, duke tubuar 26 pikë. Është ekipi i vetëm në La Liga që nuk di për humbje këtë sezon.

RelatedPosts

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kapen katër grabitësit e varreve Ilire në Selcë

Reali ka një ndeshje më shumë se Atletico dhe zë vendin e katërt në tabelë, me 20 pikë të mbledhura. Një ditë para derbit, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në konferencën për shtyp, pranoi se Atletico duhet të llogaritet si favoriti kryesor për titullin e kampionit këtë edicion. Ai pranoi se skuadra e Diego Simeones duhet të mposhtet, ndonëse shtoi se do të jetë vështirë për shkak të formës së mirë që po e kalon Atletico këtë edicion, ku prej 30 pikëve të mundshme ka tubuar 26.

“Po, përfundimisht, Atletico duhet të konsiderohet si favorit për titullin e kampionit. Këtë po e dëshmon edhe në fushë. Është në krye të tabelës dhe gjithmonë ka qenë konkurrent në këtë aspekt. Megjithatë, ne e njohim mirë dhe mendoj se jemi të gatshëm për derbi”, është shprehur Zidane. “Ne duam ta fitojmë secilën ndeshje dhe veçanërisht këtë ndaj Atleticos që është një derbi i madh. Ne u shpallëm kampion edicionin e shkuar dhe duam ta mbrojmë titullin e fituar. Kështu që deri në fund do të përpiqemi ta bëjmë një gjë të tillë”.

Te Reali, krahas kapitenit Sergio Ramos që u kthye ditë më parë, të gatshëm për lojë janë edhe Federico Valverde e Dani Carvajal. Ndërsa do të mungojnë Eden Hazard, Luka Joviq, Mariano Diaz e Martin Odegaard. Real Madridi në pesë ndeshjet e fundit ka dy fitore, dy humbje dhe një barazim.

“E kemi parasysh situatën tonë në kampionat dhe mendoj se dueli me Atleticon është ai i duhuri për t’u rikthyer dhe për të treguar fytyrën tonë të vërtetë”, shtoi Zidane.

Ngjashëm si Reali, Atletico, në xhiron e fundit të fazës së grupeve të Championsit, e siguroi kalimin në raundin tjetër. Në ndeshjen e fundit Atletico triumfoi në udhëtim kundër Salzburgut (2:0), për t’u konfirmuar si i dyti në Grupin A pas Bayern Muenchenit. Mirëpo, tek Atletico duan të vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në kampionat dhe kapiteni Koke ka paralajmëruar fitore ndaj rivalit të përbetuar. Sipas tij, Atletico po kalon nëpër një formë jashtëzakonisht të mirë, të cilën duhet ta kurorëzojë me fitore në udhëtim kundër Realit. Koke pranon se përkundër startit të dobët, Reali mbetet një kundërshtar i fortë dhe që duhet të respektohet.

“Është një ndeshje emocionuese, saktësisht derbi më i madh i Madridit, por edhe futbollit spanjoll. Në këtë ndeshje speciale dua që ne të dalim fitues, edhe pse nuk do të jetë aspak lehtë. Reali ka pasur ulje dhe ngritje këtë sezon, por në derbi do të jetë i mobilizuar. Do të jetë paksa i çuditshëm, sepse është derbi i parë i Madridit që luhet pa tifozë, megjithatë ne jemi adaptuar dhe duam t’i gëzojmë mbështetësit tanë”, është shprehur Koke. “Kemi krijuar një mentalitet fituesi dhe do të synojmë ta fitojmë ndeshjen. Formën e mirë duam ta vazhdojmë edhe në derbi, në mënyrë që të konfirmohemi si kandidat për titull”.

Skuadra e Barcelonës në këtë xhiro do të ketë punë më të lehtë dhe do të mundohet të rikthehet te fitorja përballë Levantes, duel ky që luhet të dielën mbrëma (21:00) në stadiumin “Camp Nou”. Në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Barcelona ka regjistruar tri humbje dhe një fitore. Zë vendin e nëntë në tabelë me 14 pikë, pas dhjetë ndeshjeve të luajtura në La Liga. Levante gjendet shtatë pozita më poshtë në tabelë dhe ka tubuar 11 pikë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result