Borussia Dortmunds është në një seri negative në Bundesliga. Skuadra e Lucas Favres nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, kurse sot ata kanë rënë edhe në pozitën e pestë në Bundesligë
Nuk ka këndellje për Borussia Dortmundin.
Skuadra e Lucas Favre sot ka rezultatin e tretë rresht negativ në ligën kryesor gjermane, derisa dy humbjet i ka pësuar në shtëpi të saj, në Signal Iguna Park.
Pjesa e parë përfundoi e barabartë 1-1. Stuttgart shënuan nga penalltia në minutën e 26-të me anë të Wamangituka.
Reyna do të barazonte rezultatin në minutën e 39-të të ndeshjes për të shkuar kështu në pushim të pjesës së parë me rezultat 1-1.
Në pjesën e dytë Stuttgart shënoi tregola.
Prapë ishte Wamangituka që sahënoi në minutën e 53-të.
Dortmund tentoi të kthehet në lojë por këtë nuk e lejuan Stuttgart që shënuan edhe dy gola të tjerë.
Në minutën e 60-të shënoi Forster kurse në minutën e 64-të për skuadrën mysafire rezultatin do ta katërfishonte Coulibaly.
Pas kësaj Dortmund tenton të kthehet në lojë dhe arrin që të shënojë gol në minutën e 87-të dhe përsëri golashënues është Reyna. Por, për fat të keq goli anulohet për pozitë jashtë loje.
Stuttgart nuk do të ndalej dhe do të shënonte gol në minutën e dytë shtesë të ndeshjes me Gonzalez, për ta deklasuar kështu Dortmundin në shtëpi të vet.
Kjo fitore ngrt Stuttgartin në vendin e 6-të me 17 pikë, dy më pak se Dortmund që bie në vendin e 5 me 19 pikë, pesë më pak se Leipzig që është në vendin e parë.