Politologu e analisti kosovar, Ramush Tahiri thotë se çështja e Presidentit do të jetë shkaku kryesor që vendi do të shkojë në zgjedhje, të cilat sipas tij, do të mbahen më 28 shkurt.
Tahiri thotë se pas zgjedhjeve nuk do të ketë kuorum prej 80 deputetësh, kur do të votohej për presidentin.
“Shkaku kryesor që Kosova do të shkojë në zgjedhje është mos mundësia e zgjedhjes së presidentit të Republikës sepse nuk ka koncezues që 80 deputetë që janë dy të tretat të jenë në seancë që ta bëjnë kuorumin kur mbahet mbledhja. D.m.th 80 nuk mund të bëhen, 61 për t’u zgjedhur mund të bëhen mirëpo 80 jo. Nuk besoj që edhe pas zgjedhjeve që unë llogarisë që do të mbahen me 28 shkurt që do të ketë do të ketë kuorum prej 80 deputetëve”, u shpreh ai.
Një studim i Komitetit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian i publikuar në këtë muaj lidhur me rolin dhe ndikimin e lajmeve të rreme në Ballkanin Perëndimor gjatë viteve 2018-2020, thotë se Qeveria Kurti është rrëzuar si rrjedhojë e dezinformatave.
Ky studim sipas politologut Tahiri është i punuar nga persona që nuk janë dashamirës të çështjes së Kosovës.
“Raporti nuk paraqet qëndrimin e BE-së, është material pune për deputetët dhe kjo është thënë edhe zyrtarisht edhe nga BE-ja. Por edhe si material pune është i keq për Kosovën edhe është i punuar nga njerëzit që nuk janë dashamirës për çështjen e Kosovës dhe për raportet që i shohin në mënyrë të keqe në Kosovë”, tha ai.
Tutje, Tahiri thotë se ky studim nuk do të merret për bazë nga Gjykata Kushtetuese, e cila është duke e shqyrtuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen e pavlefshme të votimit për zgjedhjen e qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit.
“Nga Gjykata Kushtetuese nuk merret se gjykatës i drejtohen institucionet e caktuara dhe nuk është kjo pjese dhe nuk punon me vetë iniciativë, gjykata nuk është e rregullt, ajo është me procedurë. Vetëvendosje mund t’i bëjnë përshtypje si parti politike të gjeturat e këtij raportit për aq faqe 2 sa ka për Kosovën për lajmet e rreme dhe ndikimin”, u shpreh ai.
“Por kjo lenë përshtypje të keqe për Kosovën, mund të shfrytëzohet për luftë të brendshme, sikur çdo gjë tjetër, por përdoret vet si lajm i rremë ose si lajm i fabrikuar për qëllime të caktuar. Atë që po them unë është raport i keq nuk i bën ner Kosovës, nuk i bon ner Bashkimit Evropian dhe kushdo qoftë autorët e këtij raportit vendor edhe të jashtëm shihet se nuk janë dashamirës për Kosovën dhe dëshirojnë ta vënë në lajthitje Bashkimin Evropian për çështjet e Kosovës dhe për ngjarjet konkrete për të cilat ai merret”, tha Tahiri për EO.