16-vjeçari dyshohet se vrau prindërit dhe dy vëllezërit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 16-vjeçar dyshohet se i ka vrarë prindërit dhe dy vëllezërit e tij në Virginia.

Rasti i rëndë ka ndodhur të dielën, derisa, prindërit dhe dy djemtë u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

Rasti besohet të ketë ndodhur rreth orës 10:40, dhe krimi sipas policisë është kryer me armë zjarri.

Një i afërm ishte përpjekur të kontaktojë me familjen të shtunën. Pasi nuk mori përgjigje të nesërmen ai shkoi për të kontrolluar.

Ata gjetën derën e përparme të zhbllokuar dhe trupat e pajetë brenda në shtëpi dhe menjëherë  thirrën policinë.

Zyra Qarkut e Policisë në Kanaëha  se 16-vjecari që dyshohet se kreu krimin u gjet i sigurt diku tjetër pa asnjë lëndim.

Autoritetet e policisë atëherë njoftuan se një i ri ishte akuzuar për katër akuza të vrasjes në lidhje me incidentin, por nuk dha moshën e tij dhe nuk sqaroj nëse ishte 16-vjeçar që i përkiste familjes.

Fqinji Samra Mullins tha se nuk dëgjoj asnjë të shtënë të vinte nga shtëpia në lagjen e qetë. “Është shumë stresuese për ne, sepse kemi edhe stresin e pandemisë Covid-19”,  tha ajo , shkruan DailyMail.

Share This Article