Pala greke ka shtyrë vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri në datën 7 janar 2021.
Në datën 20 nëntor pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare. Më 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për personat të cilët duan të kalojnë drejt tokës helene e vetmja pikë kalimi ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 700 personash në ditë.
Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.