Piktura e artistes kosovare, Mimoza Rraci, është bërë kartë postare në Tajlandë dhe po e njëjta është publikuar edhe në revistën prestigjioze amerikane “Time”, për të ilustruar “Guardians of the year”.
“Time” ka publikuar një artikull të gjatë, i cili flet për punën e punonjësve shëndetësorë gjatë pandemisë dhe kontributin e tyre të çmuar në këtë kohë, ku fatëkeqësisht pati vdekje të shumta edhe nga komuniteti i tyre.
Në mesin e fotografive ilusturse të punëtorëve shëndetësorë gjatë pandemisë, është edhe piktura e Mimoza Racit, në të cilën shihet flamuri i Kosovës.
Në këtë pikturë shfaqet një mjeke që në maskën e saj ka flamurin e Kosovës.
E përzgjedhja e Time e ka bërë të lumtur artisten nga Kosova.
Postimi i saj i plotë: