Një qytet i vogël, por me shumë probleme. Medvegja e shqiptarëve është vendi që është zbrazur ndër vite. Kohë më parë kjo pjesë ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve. Shumica e popullsisë serbe erdhën gjatë viteve të 70-ta, kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit dhe zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Kështu, Medvegja mbetet njëra ndër komunat më të pazhvilluara në Jugun e Serbisë.
Gjatë vitit 1999 deri në vitin 2001 në Medvegjë ndodhi një spastrim i heshtur etnik, duke përdorur frikën dhe diskriminimin. Mbi 5000 shqiptarë autokton u dëbuan dhe larguan nga vatrat e tyre. Një dukuri e tillë vazhdon të mbetet edhe sot sfida më e madhe e shqiptarëve të Medvegjës.