Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, kanë publikuar një fotografi të refugjatëve kosovarë, duke u dëbuar nga shtëpitë e tyre.
Ndonëse nuk ka përcaktuar datën, UNHCR në uebfaqen e tyre thotë se fotografia është realizur në Shqipëri. Në të shihen kosovarët duke ikur nga shtëpitë e tyre përgjatë gjenocidit serb, të kryer në Kosovë.
Në fotografi, shihen një numër refugjatësh duke udhëtuar me një kamion, i cili përmban logon e UNHCR-së.
