Demo Haliti, sipërmarrës shqiptar me banim në Slloveni, ka krijuar kushte që prodhimet shqiptare të jenë të mundshme edhe për konsumatorin slloven, transmeton albinfo.ch.
Më 14 dhjetor ambasadori Pëllumb Qazimi ka pritur në takim Demo Halitin, të cilin e ke falënderuar dhe përgëzuar për punën e kontributin e tij për promovimin e produkteve shqiptare në tregun e Sllovenisë.