Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2.347 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 657 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 31 persona ndërsa janë shëruar 920 pacientë.
Në 24 orët e fundit ndërruan jetë 31 pacientë me Kovid-19: 10 pacientë nga Shkupi (93, 79, 73, 76, 69, 40, 84, 70, 61 dhe 88v), 3 nga Kumanova (57, 74 dhe 81v), një nga Dibra (81v), 5 nga Prilepi (55, 58, 78, 70 dhe 56v), 2 nga Tetova (59 dhe 81v), një pacient nga Struga (75v), një nga Ohri (47v), një nga Kavadari (51v), 3 nga Gostivari (60, 75 dhe 68v), 2 nga Strumica (72 dhe 83v), një nga Krusheva (76v) dhe një pacient nga Dellçeva (65v).
Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot janë testuar gjithsej 370.848 persona, prej tyre 76,251 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 52,413 janë shëruar, aktualisht ka 21,613 raste aktive me Kovid-19 ndërsa gjithsej 2225 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona.