Bashkimi Evropian nuk planifikon që të ndihmojë Ballkanin Perëndimor me vaksinën anti-COVID përpara muajit maj të vitit 2021.
Për një gjë të tillë ka raportuar sot mediumi serb “B92”, duke e cilësuar si vendim skandaloz të Brukselit, raporton Express.
Siç shkruan B92, bazuar në programin për vaksinim falas Covax, vaksinimi në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të fillojë përpara majit.
“Kjo nënkupton që vendet e BE-së do të kompletojnë vaksinimin e popullatës, dhe vetëm pas kësaj, vaksinimi do të fillojë më pas edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan B92.
Një gjë e tillë sipas mediumit serb po kundërshtohet fuqishëm nga Serbia dhe Shqipëria, shtete këto që po provojnë të ndryshojnë një plan të tillë.