ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One 3 hours ago
Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari 4 hours ago
Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës 4 hours ago
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë) 4 hours ago
Dalin email-et e Angelina Jolie për betejën ligjore me Brad Pitt: Po më sëmur 4 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Kurti: Nuk ka dhunë më të rëndë sesa varfëria te fëmijët

albnews by albnews
1 June, 2019
in Kosova
0
Edhe Kurti kundër qeverisë Rama: Erdhi koha për pranverë shqiptare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se fëmijët e familjeve të varfra e bartin PANhajninë mbi supet e tyre të njoma.

“Nga Bashkimi Evropian, privimi material, apo skamja, definohet si një situatë ku njeriu nuk mund të përballojë të paktën katër prej këtyre në vijim: të paguajë qira, fatura apo këste të kredisë, ta mbajë shtëpinë ngrohtë, të mbulojë shpenzime të papritura, të hajë mish apo peshk çdo dy ditë, një pushim njëjavor jashtë, ta ketë një veturë, makinë larëse, TV me ngjyra apo telefon. Aq shumë fëmijë e ndajnë varfërinë e familjeve të tyre, të privuar nga rritja, që mbijetojnë në skamje”, ka shkruar Kurti.

RelatedPosts

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli rrëfen prapaskenat: Balluku s’na konsideroi fare në takim

Krijimi i qeverisë së re të Kosovës rrezikon të dështojë – PDK, LDK dhe AAK nuk mbështesin Konjufcën për kryeministër

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga kunati, detajet nga ngjarja tragjike

Postimi i Kurtit në Facebook:

1 qershori i fëmijëve (të Migjenit): “A po na blen bukë?”

Gjithçka dukej normale.

Fëmijë të shumtë vraponin plot gaz e hare. Këndi i lojërave në parkun e kryeqytetit vlonte. Edhe të rriturit e paktë ishin bërë shend e verë. Ndoshta ngapak u mirreshin mendtë.

Dëgjoja emrin e vajzës sime që e thërrisnin të tjerë fëmijë. Dhe zërin e saj që thërriste fëmijë të tjerë. Gjithçka dukej më mirë se normale.

Nuk isha kush isha. Isha prindi i vajzës sime. Ashtu më shikonin. Ashtu ndjehesha…

Si për një shtyllë ajo tash mbahej për këmbën time. Edhe të tjerë fëmijë që dihasnin u ndalën rrotull nesh. Shumë sy të mëdhenj nën balluke të djersitura e mbi këpucë me ngjyra. Ata ishin pesë, njëra u largua tutje.

“A po na blen bukë?” Nuk isha i sigurt çka dëgjova. Ndoshta pse s’e besova menjëherë. Fytyrën time e pashë te pyetja që m’u përsërit: “A po na blen bukë?”.

Një bukë, kos, tri domate, gjashtë karrota, dhjetë salçice. Gjithsej: 3 euro e 40 centë.

Nuk ka dhunë më të rëndë sesa varfëria te fëmijët. Papunësia është individuale, varfëria është familjare. Fëmijët e familjeve të varfëra e bartin PANhajninë mbi supet e tyre të njoma.

Nga Bashkimi Evropian, privimi material, apo skamja, definohet si një situatë ku njeriu nuk mund të përballojë të paktën katër prej këtyre në vijim: të paguajë qira, fatura apo këste të kredisë, ta mbajë shtëpinë ngrohtë, të mbulojë shpenzime të papritura, të hajë mish apo peshk çdo dy ditë, një pushim njëjavor jashtë, ta ketë një veturë, makinë larëse, TV me ngjyra apo telefon.

Aq shumë fëmijë e ndajnë varfërinë e familjeve të tyre, të privuar nga rritja, që mbijetojnë në skamje.

Shumë sy të mëdhenj nën balluke të djersitura e mbi këpucë që nuk u shihet ngjyra nga pluhuri do ta hanë botën.

Asgjë nuk është normale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One

Disa njerëz sëmuren pasi paketa u dorëzua në bazën Air Force One

7 November, 2025
Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari

Makina bie në liqen pas ndjekjes policore, humbin jetën 6 emigrantë të paligjshëm në Bullgari

7 November, 2025
Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

Pesëdhjetë e katër persona të plagosur në shpërthimin në xhami në shkollën e mesme të Xhakartës

7 November, 2025
Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

Analizë| Misteri rus në Detin e Kuq, pse Moska po ndihmon Houthi-t kundër Perëndimit (dhe kundër Italisë)

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result