Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 627 raste të reja të infektimeve nga 2510 teste të kryera.
Sipas komunave, Shkupi vijon me numrin më të lartë edhe ate 250 raste të reja, ndërsa vijojnë komunat e tjera si: në Kumanovë 36, në Dibër 8, në Shtip 12, në Prilep 35, në Tetovë 21, në Strugë 6, në Veles 25, në Manastir 25, në Ohër 21, në Kavadar 31, në Gostivar 24, në Gjevgjeli 12, në Strumicë 23, në Kriva Pallankë 8, në Radovish 4, në Koçan 20, në Probishtip 7, në Demir Hisar 2, në Pehçevë 1, në Berovë 13, në Vallandovë 6, në Dellçevë 5, në Kratovë 1, në Shën Nikollë 6, në Kërçovë 7, Resnje 4 dhe Negotinë 14.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 14 pacientë: katër pacientë nga Shkupi, një nga Kumanova, katër nga Prilepip, një nga Struga, një nga Manastiri, një nga Ohri, një nga KAvadari, dhe një nga Gjevgjelia.
Ndërsa Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 644 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot në Maqedoni janë infektuar 79815 veta, të shëruar 56743, raste të vdekjes 2354, ndërsa rastet aktive janë 20718.