Pas mbi dy vitesh në ngërç, nga 24 prilli i 2018 për shkak se disa nga anëtarët u shkarkuan nga vettingu, Kushtetuesja u bllokua duke mos pasur mundësi që të marrë asnjë vendim, pasi nuk kishte kuorum.
Por më në fund Shqipëria bëhet me Gjykatë Kushtetuese. Pasi Presidenti firmosi emërimin e anëtarit të gjashtë. Ai do të jetë Përparim Kalo, ndërsa Aleksandër Toma u skualifikua nga lista, që KED i çoi Presidentit ditën e sotme.
Vendimi u firmos brenda pak orëve nga kreu i shtetit. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka gjashtë anëtarë; Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.