Bashkimi Evropian është duke i monitoruar zhvillimet në Kosovë pas vendimit për zgjedhje të hershme parlamentare, kanë thënë një zyrtar i BE’së për Tanjug, transmeton Gazeta Express duke shtuar se në këto rrethana puna për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës si dhe presin që Kosova të respektojë dhe të implementojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani.
“BE’ja do të vazhdojë të bashkëpunojë me bashkëbiseduesit në Kosovë në dialogun Beograd-Prishtinë. Rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE’së shkon përmes dialogut. Ne akoma presim që Kosova të respektojë dhe të implementojë të gjitha marrëveshjet e kaluara” , ka thënë ky zëdhënës i BE’së.
Kosova dhe Serbia kanë rifilluar dialogun në korrik të këtij viti pas 20 muajsh ndërprerje si rezultat i taksës së vendosur nga qeveria e Ramush Haradinajt
Hoti dhe Vuçiq kanë pasur takimin e fundit në shtator të këtij viti, teksa kryenegociatorët në nivelin e ekspertëve janë takuar më 10 dhjetor.
Ndërmjetësuesi i BE’së, Miroslav Lajcak ka paralajmëruar se dialogu në nivelin e ekspertëve do të vazhdojë në vitin 2021 pa specifikuar muajin.
Zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në Kosovë do të diktojnë edhe dinamikën e dialogut nëse Vetëvendosje arrin të dalë e para në procesin elektoral dhe eventualisht të formojë qeverinë e re të Kosovës.