Tashmë një variant i ri i COVID-19 ka filluar të përhapet në botë.
Danimarka ka identifikuar 33 raste të të infektuarve me variantin e ri të koronavirusit i cili është shpërndarë me shpejtësi në Britani të Madhe.
Autoritetet e Danimarkës në një raport të publikuar të mërkurën kanë deklaruar se rastet janë gjetur në testet për COVID-19 mes 14 nëntorit dhe 14 dhjetorit.
Danimarka, një lider ndërkombëtar në renditjen e gjenomit, deri më tani ka analizuar materialin gjenetik nga 7,805 teste pozitive në atë periudhë, që do të thotë se varianti është gjetur në rreth 0.4% të infeksioneve, shkruan Reuters.
Derisa vetëm 13.5 për qind e atyre testeve pozitive janë analizuar, SSI-ja ka thënë se përqindja mund të ndryshojë.
Britania ashtu si edhe disa vende tjera ka suspenduar fluturimet nga Britania, ku varianti i ri i koronavirusit është më lehtë i transmetueshëm dhe është shpërndarë shpejtë në jug të Anglisë, përfshirë edhe Londrën.