Luka Modriq u dëmtua me Eibarin. Tani kundër Granadas, edhe Rodrygo. Braziliani ndjeu dhembje të madhe në kofshë, dhe ky dëmtim mund të bëjë që ai të mungojë për tre muaj.
Nuk është fenomen i ri, pasi Casemiro pas ndeshjes kishte ndjerë dhembje po ashtu. Vetëm katër lojtarë nga 24 gjithsej të Real Madridit kanë qenë të gatshëm për trajnerin Zinedine Zidane në gjithë ndeshjet e edicionit të ri.
Dy prej tyre janë portierë, Thibaut Courtois dhe Andriy Lunin. Dy tjerët janë mbrojtësit francez, Raphael Varane dhe Ferland Mendy. Varane është ndalur vetëm një herë, në shtëpi kundër Huescas.
Eden Hazardi ka qenë më i pafati. Belgu pati probleme që prej fillimit të sezonit, më pas pati tri dëmtime në muskuj si dhe infeksion me koronavirus.