Johnson: Me marrëveshjen me BE-në përmbushëm misionin e Brexit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një marrëveshje kompromisi, për arritjen e së cilës qeveria britanike duhej të jepte diçka, ndërsa arrin të detyrojë BE-në që të mos marrë më shumë se aq.

Por, mbi të gjitha një kalim historik që lejon Britaninë e Madhe t’i thotë lamtumirë BE-së duke respektuar parimet thelbësore të Brexit, duke bërë drejtësi për një betejë që filloi mbi tre dekada më parë, që nga koha e Margaret Thatcher.

Kryeministri Boris Johnson zgjodhi ”Telegraph”-in, gazetën që e ushqeu, si korrespodent nga Brukseli, me lajme euro-skeptike, për të dërguar këtë mesazh dhe për të lartësuar përpara opinionit publik marrëveshjen e tij të Krishtlindjes.

Marrëveshje që në ”in extremeis” ka sheshuar gjithçka mbi marrëdhëniet e ardhshme duke nënshkruar një divorc miqësor, por neto, me klubin e të 27-ëve.

”Marrëveshja mbase nuk shkoi aq larg ku do të kishim dashur fillimisht, por megjithatë është një sukses”, shtoi Johnson.

Kundërshtarët e tij e kishin tallur strategjinë e tij duke e quajtur një neologjizëm.

Ata deklaruan se ishte “e pamundur të arrihet një marrëveshje e tregtisë së lirë me BE-në pa u ngatërruar në orbitën e saj rregullatore dhe legjislative”.

Elementi i vërtetë i krenarisë për Johnson mbetet në çdo mënyrë lidhja e pretenduar midis Brexit-it të tij dhe trashëgimisë Thatcher.

Në vitin 1988, me fjalimin në Bryzh, e ashtuquajtura Zonja e Hekurt nisi sfidën ndaj vizionit të integrimit në komunitet të Jacques Delors duke e denoncuar atë si premisë e lindjes së një super shteti europian, i aftë të thyejë traditën, institucionet parlamentare dhe ndjenjën e krenarisë kombëtare të Kontinentit të Vjetër.

Share This Article