Kryeministri i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Ramush Haradinaj, ka pritur sot nĂ« takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo DâAddario me tĂ« cilin ka biseduar pĂ«r zhvillimet aktuale nĂ« vend.
Haradinaj ka falënderuar komandantin e KFOR-it për punën që ushtarët e misionit paqeruajtës po bëjnë për krijimin e klimës paqësore dhe mjedisit të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ata kanë diskutuar për gjendjen aktuale të sigurisë dhe vlerësuan se gjendja është e qetë dhe stabile.
Kryeministri tha se institucionet vendore të sigurisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me KFOR-in, dhe do të jemi partnerët të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet.