• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Pandemia e ka ndryshuar kuptimin e punës dhe kohës së lirë

Pandemia e ka ndryshuar kuptimin e punës dhe kohës së lirë

by albnews
28 December, 2020
in Bota
0
6
VIEWS

Nga Beatriz Miranda Cortes

Në një reflektim të mrekullueshëm mbi botën post-moderne dhe gjendjen individuale njerëzore, filozofi Zigmunt Bauman citon shembullin e një të riu që aspironte të kishte 500 miq në Facebook.

Bauman vërente se në moshën 86–vjeçare, ai nuk kishte gjetur shumë miq. Por sugjeronte që fjala ‘mik’ ka gjasa të ketë kuptime të ndryshme për të dhe për përdoruesin e ri të Facebook-ut. Bauman dëshironte lidhje autentike njerëzore, në një komunitet të gjallë.

Komuniteti në internet, shkruan ai, varet për ekzistencën e tij nga dy gjeste:lidhja dhe shkëputja. Dhe që të dyja janë thjesht çështje e klikimit të butonit në të djathtë. Doni të shtoninjë mik? Kliko. Doni të hiqni një mik nga profili juaj në FB? Sërish kliko.

Reflektimet e filozofit u fokusuan tek bekimet dhe mallkimet e lidhjeve njerëzore në botën reale, përkundrejt mbretërisë virtuale në internet. Por tani ka një faktor krejtësisht të ri që duhet marrë parasysh:një pandemi e dhimbshme, që do të ndryshojë botën dhe marrëdhëniet tona.

Themeluesi i “Microsoft”, Bill Gejts e trajtoi së fundmi temën e COVID-19 dhe ndikimin e qëndrueshëm që mund të ketë ai në botë, në një konferencë të organizuar nga “The New York Times”. Dhe një nga parashikimet e tij është që 50 për qind e udhëtimeve të biznesit dhe 30për qind e ditëve të punës të kaluara në zyrë do të eliminohen.

Pra zyrat nuk do të kthehen më kurrë siç kanë qenë. Ky është një skenar shumë i ndryshëm nga ai që njerëzit parashikuan vitin e kaluar, kur gjërat ishin ende “normale”. Në një artikull të botuar më 24 janar 2019, spanjollja “El País” i quante udhëtimet e biznesit një “pasuri në rritje” dhe përmendi Bogotan, bashkë me Londrën, Nju Jorkun, Sao Paulon dhe Meksiko Sitin, si një nga qytetet më të mira në botë për aktivitetet e korporatave.

Por më pas erdhi Covid-19, dhe shumë drejtues i bënë zyra shtëpitë e tyre. Puna në distancë,do të thotë se nuk do të jetë e lehtë që të justifikosh tani një udhëtim për biznes, gjë që me siguri do të zvogëlojë numrin e fluturimeve të përditshme.

Një lajm ky i keq për linjat ajrore, por një zhvillim mjaft i favorshëm sa i përket problemit tëndryshimit të klimës. Aeroportet, udhëtimet e gjata, hotelet, dhe ndarja e vazhdueshme nga të njerëzit e dashur, nuk do të jenë më pjesë e rutinës së drejtorëve të korporatave.

Gjithashtu, gjatë pandemisë shumë njerëz u zhvendosën në vende shumë larg qendrave të qytetit. Ata po kërkonin vende të qeta, të rrethuar nga natyra dhe shpesh më të lira në aspektin e kostos. Në perspektivë, gjithçka tregon se më shumë njerëz do të kthehen në fshatra, dhe në fshatrat piktoreskë ku norma është të vlerësojmë gjërat e vogla në jetë.

Kjo ka të ngjarë të zvogëlojë dendësinë e popullsisë në qytetet e mëdha, dhe në planin afatgjatë t`a rishpërndajë popullsinë në më shumë vende. Gejts beson se kalimi tek puna në distancë do të jetë i qëndrueshëm, dhe se zyrat nuk do të kthehen kurrë më si ishin.

Ai pret që si rezultat i pandemisë, njerëzit do të ndiejnë më shumë nevojën për t’u shoqëruarme njëri-tjetrin. Por ndërkohë, ne duhet të përballemi ende me koronavirusin.

Vaksinat do të kërkojnë kohën e tyre për t’u shpërndarë, gjë që do të thotë se shkëputja nga jeta normale do të vazhdojë. Gjithashtu, ne mund të presim që shumica e njerëzve të vazhdojnë të tregohen të kujdesshëm për prindërit dhe të afërmit e moshuar.

Në vitin 2020, shumica e vendeve imponuan distancimin social. Kufijtë u mbyllën . Njerëzit u zhvendosën larg. Dhe shtëpitë tona, përveçse janë shtëpi, janë shndërruar njëherazi në zyra, klasa dhe gjithçka tjetër. E bukura është se koncepti i shtëpisë rimori bukurinë, sensin dhe thelbin e tij.

E megjithatë, është gjithashtu e qartë se njerëzit duan të kontaktojnë nga afër dhe prekinsërish njëri-tjetrin. Pasi i kanë ngulur sytë në një ekran për orë të tëra, njerëzit duan që t’ashikojnë njëri-tjetrin në sy, ashtu si më parë.

Gejts tha se nuk e kishte parashikuar që maskat e fytyrës do të ishin kaq të diskutueshme, apo që administrata Trump do të merrte një qasje kaq ekstremiste ndaj pandemisë. Ai pranoi se në SHBA ka një antipati të fortë ndaj përdorimit të maskave të fytyrës.

Por shtoi se nuk është i sigurt nëse kjo ndodh për shkak të qëndrimit politik të qeverisë, apo një atashimi të fuqishëm që amerikanët kanë ndaj lirive personale. Këto lloj sjelljesh të paparashikueshme – në emër të lirisë apo nën pretekste të tjera – mund të ndodhin edhe diku tjetër në botë.

Vetëm koha do t`a tregojë se si do shkojnë gjërat. Gjithsesi, le të shpresojmë se çfarëdo që të ndodhë, qoftë në lidhje me idetë e Bauman rreth lidhjeve njerëzore, apo parashikimet post-pandemike të Gejts, ne të jemi gati t’i shohim dhe përjetojmë personalisht këto ndryshime.

Shënim: Beatriz Miranda Cortes, është lektore në universitetin privat Externado në Bogotá, Kolumbi.

“El Espectador” – Bota.al

Previous Post

Kush janë ata që kundërshtojnë vaksinën anti-Covid në Evropë

Next Post

Mbi 200 britanikë arratisen brenda natës nga karantina në resort

albnews

albnews

Related Posts

Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia, zbulohet edhe “kampioni”
Bota

Gjermania “nënkampione” e Evropës në punën nga shtëpia, zbulohet edhe “kampioni”

19 May, 2025
BE dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje 12-vjeçare për anijet e peshkimit
Bota

BE dhe Mbretëria e Bashkuar arrijnë marrëveshje 12-vjeçare për anijet e peshkimit

19 May, 2025
Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë
Bota

Biden diagnostikohet me kancer, Trump i uron shërim të shpejtë

19 May, 2025
Next Post
Mbi 200 britanikë arratisen brenda natës nga karantina në resort

Mbi 200 britanikë arratisen brenda natës nga karantina në resort

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 May, 2025
BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM