Të paktën 50 punonjës të medias u vranë këtë vit si rezultat i punës së tyre në gazetari, raportoi organizata ”Reporterët pa Kufij” (RSF), duke vërejtur se ka pasur shumë pak përmirësime që nga 2019.
”Shumica dërrmuese u vranë qëllimisht për zbulimet e temave të tilla si korrupsioni, krimi i organizuar ose degradimi i mjedisit”, deklaroi RSF në raportin vjetor të lirisë së shtypit.
”Shumë u vranë ndërsa raportonin për demonstratat. Vendet më të rrezikshme për profesionistët e medias këtë vit ishin Meksika, Iraku, Afganistani, India dhe Pakistani”, theksoi RSF.
”Në total, të paktën 937 persona janë vrarë si rezultat i ose gjatë punës së tyre gazetareske në 10 vitet e fundit, ku vetëm 53 vdekje ishin vetëm në 2019”, njoftoi RSF.
”Për më tepër, qindra gazetarë në të gjithë botën kanë vdekur nga Covid-19, por nuk është e mundur të përcaktohet se sa prej tyre ishin infektuar si rezultat i punës së tyre”, sipas RSF.