ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 2 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 2 hours ago
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste 2 hours ago
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj 2 hours ago
SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë – Emrat e të përgjuarve 2 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Shtohet misteri i virusit: Varianti i ri i në Britani mund të jetë pararendës i atij të Italisë, çfarë thotë virologu

albnews by albnews
30 December, 2020
in Bota, UK
0
Shtohet misteri i virusit: Varianti i ri i në Britani mund të jetë pararendës i atij të Italisë, çfarë thotë virologu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një mutacion i virusit i ngjashëm me atë të zbuluar në Britani ka qarkulluar në Itali që nga muaji gusht. Deklarata është bërë nga një virolog britanik. Arnaldo Caruso thotë se varianti i koronavirusit italian është përhapur disa javë para rasteve të para të raportuara nga Britania, madje ai shton se mund të ketë qenë pararendës i mutacionit të zbuluar në Angli.

Shkencëtarët bënë zbulimin teksa analizuan mostrën e tamponit të marrë nga një pacient i cili ka pasur infeksion të vazhdueshëm nga Covid-19. Arnaldo Caruso thotë: Për habinë tonë, kuptuam se kishim identifikuar një variant të ri, të ngjashëm por jo identik me variantin në Britani, i cili kishte filluar të qarkullonte në Itali. Ngjashmëria midis variantit që kemi identifikuar dhe atij anglez na bën të mendojmë se e para mund të ketë gjeneruar mutacionet e tjera që po shfaqen sot në kontinentin tonë.

RelatedPosts

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, vriten 6 ushtarë kolumbianë

Momente tronditëse në Ohajo/ I dyshuari për grabitje tenton të qëllojë dy herë një oficer policie, arma bllokohet

India u bë sot vendi i fundit që konfirmon raste me mutacionin e ri të virusit. Bëhet fjalë për gjashtë persona të cilët ishin kthyer nga Britania. Ndërsa Gjermania zbuloi se varianti i ri kishte mbërritur që në fund të Nëntorit.

Variant i virusit në Britani thuhet të jetë më infektues dhe se përhapet më lehtë tek fëmijët, duke rritur alarmin e autoriteteve shëndetësore. Megjithatë origjina e mutacionit të virusit në Britani mbetet e paqartë: Besohet të jetë shfaqur që në shtator dhe më pas ketë qarkulluar në nivele shumë të ulëta deri në mes të nëntorit.

Studimet nga një tjetër epidemiolog italian sugjeruan që varianti i gjetur në Brescia mund të ishte gjeneruar rreth fillimit të korrikut. Një nga mutacionet në proteinat dalluese ‘spike’ që përdor virusi për të sulmuar trupin mendohet të jetë i pari i këtij lloji në Evropë.

Shkencëtari nuk tha nëse varianti italian mendohej të ishte më i transmetueshëm, por sugjeroi se mund të kishte qenë një pararendës i llojit më infektues në Britani. Ai thotë se ndryshimi i virusit i kapur në Britani në fakt është raportuar për herë të parë në Brazil, rreth tetë muaj më parë. Një tjetër lloj mutacioni i ngjashëm është gjetur në Afrikën e Jugut dhe gjithashtu ekziston frika se përhapet më lehtë midis të rinjve.

OBSH u ka bërë thirrje vendeve të rrisin përpjekjet për të zbuluar mutacione të tjera të virusit. Fakti që janë zbuluar variante më të hershme të virusit në Europë, lindin dyshimet për shpërthimin e virusit për herë të parë në Kinë, nëse virusi vërtetë ka shpërthyer nga aty.

Ishte data 31 Dhjetor kur zyra e OBSH-së në Kinë u informua për një pneumoni misterioze që kishte sëmurë 44 njerëz në Wuhan. Dy muaj më vonë, Italia u bë qendra e shpërthimit në Evropë ndërsa virusi u përhap veçanërisht në rajonin e Lombardisë.

Origjina e virusit mbetet ende mister. Një ekip shkencëtarësh në bashkëpunim me OBSH kanë shkuar në Wuhan për të nisur kërkimet që parashikohet të zgjasin një muaj.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

22 December, 2025
Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

22 December, 2025
Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

Fitoi finalen dhe bëri shqiponjën, sportisti shqiptar përjashtohet nga gara në shtetin fqinj

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result