Shqipëri, 4 të vdekur dhe 581 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër persona kanë vdekur dhe 581 të tjerë janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri. Këto rezultate kanë dalë nga 2.681 mostra të marra.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 221 raste në Tiranë, 37 raste në Durrës, 33 raste në Shkodër, 27 raste në Lezhë, 24 raste në Berat, 23 raste në Lushnje, 19 raste në Vlorë, 17 raste në Sarandë, 16 raste në Kavajë, Gjirokastër, 14 raste në Fier, 11 raste në Krujë dhe Kurbin, 8 raste në Mirditë, 7 raste në Korçë, Delvinë, Dibër, 6 raste në Mallakastër, Buqlizë, Cërrik, Kamëz, 5 raste në Elbasan, Tropojë, Pogradec, Skrapar, Patos, 4 raste në Has, 3 raste në Pukë, Mat, Përmet, Peqin, Gramsh, 2 raste në Kukës, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, Klos, Poliçan, 1 rast në Tepelenë, Selenicë, Kolonjë, Shijak, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 485 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 33,185 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 285 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Share This Article