Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), i cili tani është njëri nga universitetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, është themeluar më 4 qershor të vitit 1994, me iniciativë të njëanshme të shqiptarëve.
Për mbrojtjen e Universitetit, shqiptarët organizuan edhe shumë protesta, në të cilat është vra edhe një djalë shqiptar, i cili njihet edhe si dëshmori i mbrojtjes së Universitetit.
Ky universitet pastaj është themeluar nga Kuvendi i Maqedonisë, si institucioni i parë arsimor i lartë në gjuhën shqipe.
Për themelimin e tij, një kontribut të shquar ka dhënë edhe Bashkësia Kulturore Shqiptare në Maqedoni.