Presidenti francez nderon shkrimtarin Ismail Kadare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

2021 ka nisur mbarë për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili është nderuar nga presidenti francez Emmanuel Macron me titullin e lartë shtetëror “Oficer i Madh i Legjionit të Nderit”.

Përmes një dekreti të posaçëm që mban datën 31 dhjetor, Kadare e ka marrë këtë titull që e gëzojnë 250 personalitete në Francë.

Krahas Kadaresë, me këtë titull presidenti Macron ka nderuar edhe shkrimtaren me origjinë bullgare Julia Kristeva, si dhe sociologen Claudine Herzlich dhe egjiptologun Christiane Ziegler.

Legjioni i Nderit është dekorata më e lartë që jepet në Francë. Ky titull akordohet për trimëri në veprimet ushtarake ose për shërbim ushtarak 20-vjeçar të dalluar, por edhe në rastet e civilëve, kur puna e tyre ndikon në rritjen e reputacionit të Francës përmes studimeve, artit, shkencës, politikës etj.

Promovimi civil i Legjionit të Nderit më 1 Janar mbledh 487 njerëz “të ndarë midis 395 kalorësve, 73 oficerëve, 13 komandantëve, 4 oficerëve të madh dhe 2 kryqeve të mëdha”.

Ky titull për shkrimtarin shqiptar Ismail kadare vjen pas atij ndërkombëtar korean “The Pak Kyongi 2019” të marrë në muajin Tetor të vitit që lamë.

Kadare është nderuar me mbi 13 medalje e çmime në Francë, Britani, Spanjë, Izrael, Itali, Austri, Rumani, Kosovë e Shqipëri.

Për dhënien e këtij titulli ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërsa kryeministri Edi Rama i ka bërë një urim shkrimtarit dhe një falenderim presidentit francez që, sipas tij, çmoi lart në këtë ditë të parë të dekadës së re një shqiptar që i përket Francë e krejt botës, me plot meritë./Tv Klan/

Share This Article