ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 1 hour ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 1 hour ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 2 hours ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 2 hours ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Rriten të punësuarit me paga të ulëta, bien ata me paga mbi 120 mijë lekë në muaj

albnews by albnews
4 January, 2021
in Albania, Technologji
0
Rriten të punësuarit me paga të ulëta, bien ata me paga mbi 120 mijë lekë në muaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Zhvillimet në sektorin e pagave pas karantinës së parë tregojnë se, pesha e punonjësve me pagë të ulët ndaj totalit te të punësuarve me pagë është rritur.

Sipas të dhënave të INSTAT personat me pagë deri në 30 mijë lekë përbënin 38.7 për qind te të punësuarve gjithsej në tremujorin e tretë 2020, nga 37.1 % në tremujorin e dytë.

RelatedPosts

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Në të kundërt kanë pësuar rënie grupet me paga të larta. Të dhënat tregojnë se grupi i të punësuarve me pagë nga 40 mijë deri në 50 mijë lekë përbën 11.4% të totalit te të punësuarve nga 11.7 për qind të totalit në tremujorin e dytë.

Rënie të peshës në punësim panë edhe grupet e tjera të pagave të larta. Të punësuarit me pagë 50 mijë deri në 60 mijë shënuan një rënie të peshën me 0.9 pikë përqindje, ata me pagë 60 mijë deri në 95 mijë shënuan rënie me 0.5 pikë përqindje dhe ata me paga mbi 120 mijë lekë zunë 4.5 % të totalit te të punësuarve në tremujorin e tretë nga 4.6% në tremujorin e dytë.

Të dhënat mbi pagat tregojnë modelin në të cilin po zhvillohet ekonomia shqiptare, ku gati 40% e të punësuarve marrin nivelin më të ulët të pagës rreth 300 mijë lekë në muaj, ndërsa 26.8% e të punësuarve marrin vetëm pagën minimale prej 26 mijë lekësh në muaj.

Megjithatë analizat e riskut në Drejtorinë e Përgjithshme të tatimeve kanë gjetur informalitet të lartë në deklarimin real të pagave. Në Shqipëri është ende i përhapur nëndeklarimi i pagave, ku një pjesë e kompanive dhe sidomos profesioneve të lira raportojnë në tatime për efekt të sigurimeve shoqërore pagesa më të ulëta se sa realiteti.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se në zbatim të Planit Operacional 2020, ka marrë një sërë nismash të rëndësishme për realizimin e objektivave të përcaktuara. Një ndër nismat e marra është edhe aksioni për informalitetin në punë.

Pas kryerjes së analizës së të dhënave të muajit qershor të pagave të deklaruara, u konstatuan paga nëndeklarim në disa profesione të ndryshme si: inxhinier, Ekonomist, Farmacist, Mekanik, Murator, Saldator, Teknik etj., në vlerën 26.000 Lekë (në nivelin e pagës minimale). Nga profesionet e analizuara të lartpërmendura, u identifikuan me parregullsi në deklarimin e pagave një numër prej 5.359 tatimpaguesish dhe 10.785 punonjës.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu është drejtuar me letra të personalizuara si punëdhënësve, ashtu edhe punëmarrësve të identifikuar. Në këto letra iu është kërkuar të dy kategorive që të përmbushin detyrimin ligjor për deklarimin real të nivelit të pagës ana e punëdhënësit, por gjithashtu kërkohet bashkëpunim dhe ndërgjegjësim të njëjtë edhe nga punëmarrësit, të cilët duhet të kërkojnë deklarimin real të pagës nga këta punëdhënës./monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result