ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 13 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 14 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 16 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 16 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 16 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Osmani: S’më intereson çfarë mendon Rama për mua, s’kam faj pse dikush e ka mizën pas veshi

albnews by albnews
5 January, 2021
in Kosova
0
Osmani: S’më intereson çfarë mendon Rama për mua, s’kam faj pse dikush e ka mizën pas veshi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se për të s’është aspak e rëndësishme se çfarë mendon personalisht për të, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Osmani tha se Rama s’ka qenë fare në Kuvendin e Shqipërisë gjatë fjalimit të saj, ndonëse obligohet nga protokolli. Por, ajo tha se kjo duhet të kalohet.

RelatedPosts

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Pilula dyshohet se i mori jetën Shemit, zbardhet versioni i dëshmitares

Pas njohjes Bahamasi heq dhe vizat për Kosovën

“Vërtetë është tetjer irelevante se çka mendon personalisht ai për mua. Ai e ka bërë njëfarë vlerësimi komplet personal – që fare nuk më intereson – dhe tërësisht të pabazuar në fakte. Nuk ka qenë fare prezent gjatë fjalimit tim. Është e domosdoshme me protokoll shtetëror dhe nuk ka ndodhur – sa kam dëgjuar – në historinë e institucioneve të Shqipërisë… Duhet ta tejkalojmë këtë”, tha Osmani të hënën për “Kallxo.com”.

Ajo e ka përmendur një pjesë të fjalimit të saj në Kuvendin shqiptar, për të cilën tha se dikush “e ka mizën mas veshi”.

“Në Parlamentin e Shqipërisë e kam thënë një të vërtetë të domosdoshme, që asnjë shqiptar kudo që jeton, në të gjitha trojet shqiptare – s’e kam përmendur asnjë emër – nuk duhet ta ketë preokupim se si t’ia mbrojë fytyrën Serbisë. Tash pse dikush e ka mizën pas veshi, unë nuk ju kam faj”, tha Osmani.

Ajo shtoi se gjatë fjalimit nuk e kishte vërejtur mungesën e Ramës në Kuvend, por shtoi se u qëndron prapa qëndrimeve të shprehura.

“Unë vërtetë në ato momente nuk e kam vrejtë sepse nuk është që e kam ditur se ku saktësiht qëndron në rastet e seancave solemne.. Mirëpo unë jam plotësisht në të njëjtat qëndrime që i kam shprehur në Parlamentin e Shqipërisë”, tha Osmani.

Mospritjen nga Edi Rama në Shqipëri, ajo e cilësoi si mosrespekt ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës.

“Mosrespekti ndaj cilitdo politikan, jo vetëm ndaj meje, është mosrespekt ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës të cilët unë sot i përfaqësoj jo vetëm për shkak të pozitës por edhe për shkak të legjitimitetit qytetar që kam nga zgjedhjet e fundit”, tha Osmani.

Gjatë një konference për media pas vizitës së Osmanit në Shqipëri, kryeministri Edi Rama kishte thënë se kryeparlamentarja e Kosovës kishte shkuar atje për të propaganduar në kërkim të votave. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result