ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme 12 hours ago
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme 12 hours ago
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB 14 hours ago
Çmimi i arit arrin rekord të ri 14 hours ago
Sekretari Streeting: Britania duhet t’i bashkohet unionit doganor të BE-së 14 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Rama: Kemi dy marrëveshje për dërgimin e FSK’së jashtë vendit, me amerikanët dhe Kuwaitin

albnews by albnews
5 January, 2021
in Kosova
0
Rama: Kemi dy marrëveshje për dërgimin e FSK’së jashtë vendit, me amerikanët dhe Kuwaitin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komandanti i FSK’së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama është shprehur se pjesëmarrja e FSK’së në misione ndërkombëtare është në kuadër të procedurave ligjore për dislokim jashtë vendit. Komandanti i FSK’së i tha Gazetës Express se për çdo mision jashtë vendit të FSK’së është i obligueshëm miratimi nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Kryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që sot nga ora 18:00 të mbahet Seancë e Jashtëzakonshme e Kuvendit për dërgimin e FSK-së në misione me Gardën Kombëtare të Iowas.

RelatedPosts

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Pilula dyshohet se i mori jetën Shemit, zbardhet versioni i dëshmitares

Pas njohjes Bahamasi heq dhe vizat për Kosovën

Lidhur me këtë kërkesë të shefit të qeverisë, Kryesia e Kuvendit është ka marrë vendim që seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit të mbahet sot në ora 18:00

Komandanti i FSK’së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se dërgimi i FSK’së në misione jashtë vendit është në kuadër të procedurave ligjore për dislokim.

Sipas Ramës, Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë dislokimin e trupave të FSK’së jashtë vendit në bazë të ligjit.

“Këto janë procedura ligjore për dislokim jashtë vendit që është mbi bazën e ligjit që duhet të miratohet në parlament. Çdo mision jashtë vendit është e obligueshme me marrë miratimin e Kuvendit dhe është në kuadër të Ligjit për FSK’në. Kjo është vetëm aprovim i marrëveshjes për dislokim të trupave jashtë vendit, dhe miratohet me shumicën e thjeshtë në Kuvend. Ne kemi marrëveshje me ushtrinë amerikane, dhe mbi bazën e marrëveshjes e kanë miratu pjesëmarrjen tonë dhe tash zyrtarizohet në Parlament”, ka thënë Rama për Gazetën Express.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama tha poashtu se FSK’ja ka dy marrëveshje të arritura deri më tani për dislokim të trupave jashtë vendit.

“FSK’ja ka dy Marrëveshje njëra është që ne të bëjmë operacione me ushtrinë amerikane në këtë rast me Gardën Nacionale të Iowas dhe është marrëveshja me Kuwaitin që kemi marrë pjesë në atë shtet dhe pasi të aprovohet në Parlament ne bëhemi pjesë e operacioneve. FSK’ja ka marrëveshje partneriteti me Iowan, në kuadër të atij partneriteti që e kemi kemi bërë marrëveshje me shtetin amerikan dhe na kanë aprovu pjesëmarrjen e FSK’së e cila duhet të miratohet në parlament”, tha Rama.

Ai tutje u shpreh se kjo nuk ka të bëjë me misionet e NATO’s dhe se është misionin i Gardës Nacionale të Iowas.

“Kjo nuk ka të bëjë me misionet e NATO’s, është mision i Gardës Nacionale të Iowas, sikur Iowa që është në Bondsteel ka aty edhe trupa tjerë por veprojnë nën komandën e Gardës së Iowas”, tha ai.

FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.

Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.

Sipas legjislacionit, është paraparë që procesi i transformimit në Ushtrinë e Kosovës, të zgjasë dhjetë vjet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

Ndërprerje të energjisë elektrike në Kosovë, bizneset ankohen për dëme

23 December, 2025
Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

Kompozitori/ Ndarja nga jeta e këngëtarit të njohur Shemsi Krasniqi, Zef Çoba: Kënga ‘Xhamadani vija vija’ la pas gjurmë të rëndësishme

23 December, 2025
Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

23 December, 2025
Çmimi i arit arrin rekord të ri

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result