ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 3 minutes ago
Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video) 11 minutes ago
Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij 20 minutes ago
Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer. 27 minutes ago
Keir Starmer tha se lidhjet më të ngushta tregtare me BE-në janë ‘domosdoshmëri strategjike’ për firmat e Mbretërisë së Bashkuar. 32 minutes ago
Next
Prev
Home Maqedonia

Ligji për shtetësinë, përplasje mes opozitës shqiptare dhe MPB-së

albnews by albnews
7 January, 2021
in Maqedonia
0
Qeveria e Maqedonisë vendos masa të reja kufizuese kundër pandemisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Opozita shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka reaguar pas vlerësimit negativ që ka dhënë Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) lidhur me një mendim që ajo ka kërkuar nga ky dikaster sa i përket ndryshimeve të propozuara në Ligjin për shtetësinë.

Koalicioni i dy partive opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, kanë propozuar lehtësira të shumta për marrjen e shtetësisë për të gjithë personat që ende nuk e kanë zgjidhur këtë problem edhe 30 vjet nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut

RelatedPosts

Aksident në Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar në Serbi

SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Analiza e DW: Ballkani Perëndimor, i gjithi njëherësh në BE?

MPB-ja në mendimin e saj të prezantuar në mediat lokale, e ka vlerësuar si anti-ligjor propozimin që e drejta e shtetësisë të fitohet përmes dëshmitarëve, se personat pa shtetësi kanë jetuar në këtë vend që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991. Mendim negativ është dhënë edhe për propozimin për shkurtimin e viteve për fitimin e shtetësisë në bazë të natyralizimit, në bazë të martesës, por edhe lehtësira tjera që janë propozuar nga opozita shqiptare.

Kjo ka bërë që partitë shqiptare në opozitë të drejtojnë akuza ndaj MPB-së, ndërsa kanë kërkuar mbështetjen e partive tjera për miratimin në kuvend të variantit të propozuar.

Ai thotë se numri i personave pa shtetësi është i madh, por shifra e saktë sipas tij do të dihet në rast se miratohen ndryshimet.

“Ky numër del shumë i madh. Ne flasim për dhjetëra-mijëra njerëz të cilëve u takon e drejta e marrjes së shtetësisë. Por, numrin e saktë të atyre që nuk kanë shtetësi do ta dimë me miratimin e këtij ligji, me aplikimin e atyre për të marrë shtetësinë. Imagjinoni, së shpejti do të bëhen plotë dekada nga pavarësia dhe ne ende kemi njerëz që tani kanë kaluar moshën 70 vjeçe dhe ende nuk kanë shtetësi”, thotë Rexhepi.

Reagime nga qytetarët pa shtetësi ka pasur në vazhdimësi. Ata janë ankuar për refuzimin e tyre nga institucionet edhe pse me vite të tëra jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Ka raste kur gjysma e anëtarëve të një familjeje janë të pajisur me dokumentin e shtetësisë, e gjysma tjera janë privuar nga kjo e drejtë.

“Dy vëllezërit nuk kanë shtetësi, sikur që nuk kanë as bashkëshortet e tyre. As prindërit e mi nuk kanë pasur shtetësi edhe pse kanë jetuar në Maqedoni, por që të dy kanë ndërruar jetë pa marrë dokumentin e shtetësisë. Mjekimi i tyre deri në vdekje është paguar i tëri privatisht. Por, kemi edhe familje tjera të kushërinjve që jetojmë së bashku në këtë lagje të Kumanovës dhe komplet familja e tyre nuk kanë shtetësi”, shprehet Afrim Sefedini nga Kumanova, i cili të drejtën e shtetësisë thotë se e ka fituar pas tetë vjetësh bredhje nëpër zyrat e institucioneve.

Ligji për shtetësinë disa herë ka pasur ndryshime që nga miratimi i parë në vitin 1991, pas pavarësisë, por asnjëherë nuk ka arritur të zgjidhë këtë problem. Partitë në vazhdimësi kanë shkëmbyer akuza, ndërsa ndryshimet e bëra janë kundërshtuar nga opozita maqedonase, me arsyetimin se përmes ndryshimeve tentohet të ndryshohet harta demografike e vendit.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

23 December, 2025
Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video)

Trump thotë se SHBA-të ‘duhet ta kenë’ Groenlandën (video)

23 December, 2025
Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

Një burrë në Mbretërinë e Bashkuar akuzohet së bashku me pesë të tjerë për abuzim seksual ndaj gruas së tij

23 December, 2025
Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer.

Thirrjet e Partisë Laburiste për t’u ribashkuar me bashkimin doganor të BE-së do të bëhen më të vështira për t’u rezistuar nga Starmer.

23 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result