Johnson: Sulmet në Kongresin amerikan skena të turpshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik Boris Johnson iu bashkua sot liderëve të tjerë botërorë në dënimin e skenave të dhunës në Shtetet e Bashkuara.

“Skena të turpshme në Kongresin amerikan. SHBA-ja mbështet demokracinë në të gjithë botën dhe tani është thelbësore që të ketë një transferim të qetë dhe të rregullt të pushtetit”, shkroi ai në Twitter.

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, i quajti ngjarjet totalisht të tmerrshme.

Turmat e zemëruara të protestuesve pro-Trump u përplasën me policinë dhe sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, Kapitol Hill, ku deputetët do të certifikonin fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Share This Article