• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, May 19, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Mjeku tregon kërcënimin e Mehmet Shehut pasi e informuan se Enveri mund të vdiste nga mushkëritë

Mjeku tregon kërcënimin e Mehmet Shehut pasi e informuan se Enveri mund të vdiste nga mushkëritë

by albnews
7 January, 2021
in Albania
0
7
VIEWS

Në vijim të rrëfimit të tij për punën pranë “Pacientit të veçantë”, siç e cilëson ai Enver Hoxhën, profesor Ahmet Kamberi, sjell në vëmendje një përplasje të habitshme, ndoshta të shpjegueshme për të, me ish-Kryeministrin e kohës, Mehmet Shehun, në maj të vitit 1981, i cili pak muaj më vonë u akuzua si poliagjent që kërkonte eliminimin e udhëheqësit komunist, Enver Hoxhës.

Profesor Kamberi dhe ministri i Shëndetësisë, Llambi Ziçishti, kishin kërkuar takim me Kryeministrin Mehmet Shehu për të kërkuar ndihmën e tij për t’i folur Enver Hoxhës, i cili refuzonte këshillat e mjekëve në lidhje me regjimin ditor dhe qëndrimin në shtëpi.

Por pas informacioneve të hollësishme që kishte kërkuar dhe deklaratës së ministrit Ziçishti se Enver Hoxha edhe mund të vdiste për shkak të një komplikacioni në mushkëri, profesor Kamberi shprehet se Mehmet Shehu shpërtheu në hakërrime dhe fyerje ndaj ministrit dhe mjekut të grupit pranë Hoxhës, duke i kërcënuar me rrjepje lëkure apo nxjerrje me shkelma nga zyra për shkak se nuk ishin të aftë të komunikonin me pacientin e tyre.

Sipas profesor Kamberit, kjo ishte hera e parë që Kryeministri merrte informacione të hollësishme për gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës, duke treguar edhe një herë disiplinën tepër sekrete me të cilën punonte grupi i mjekëve, duke e cilësuar shëndetin e tij sekret shtetëror të një rëndësie superiore. Interesante në libër është dhe reagimi i profesor Ahmet Kamberit ndaj Kryeministrit të tërbuar në fyerje e sharje, i cili po anatemonte punën dhe kontributin e një grupi të tërë mjekësh më të mirë që kishte vendi deri në atë kohë.

AHMET KAMBERI

NJË PËRPLASJE E HABITSHME ME KRYEMINISTRIN MEHMET SHEHU

Më 25 mars, pas një mitingu madhështor në Drashovicë, në mbrëmje, pacienti pati një shpërthim aritmie ventrikulare. Kjo nuk ishte një ndodhi e re. Unë ua raportova kolegëve të ekipit, të cilët qëndronin në një vilë tjetër, në kodër, pranë rrugës. Ajo shtonte peshë mbi atë që ne donim të parashtronim kërkesa për pajisje të domosdoshme.

Më 30 mars 1981, ne bëmë një mbledhje si për një analizë vjetore. Pasi e shoshitëm mirë gjendjen e pacientit, thamë se mund të ndodheshim në ndonjë situatë befasuese, e cila mund të na zinte të papërgatitur. Po mendonim për një ndalim të mundshëm zemre ose për një përkeqësim të rëndë të funksionit të veshkave. Ramë në një mendje se do të na duhej një numër pajisjesh, të cilat nuk i kishim.

Na duheshin pajisje për monitorimin telemetrik të pacientit, respirator me frymëmarrje të drejtuar dhe makinë hemodialize, përveç pajisjeve të tjera më pak të rëndësishme, të cilat edhe gjendeshin në Klinikën Speciale ose në spital.

Natyrisht, përveç telemetrisë, ne nuk mund të mbanim aty aparatet e frymëmarrjes së drejtuar dhe të dializës; por ato mund të përdoreshin në spital dhe po të lindte nevoja, t’i kishim në dispozicion.

Nga ana tjetër, pas vdekjes së Hysni Kapos, ne nuk kishim kujt t’i drejtoheshim për ndihmë. Askush tjetër nuk ishte në dijeni se si funksiononte ekipi. Sekretarët e Komitetit Qendror ishin në dijeni për ekzistencën e tij, por vetëm kaq.

Të tjerat, ashtu si mund t’i merrnin me mend. Personeli i pavijoneve ku punonin kolegët e ekipit ishin në dijeni që ata thirreshin kohë e pa kohë, në Klinikën Speciale(!). Por edhe vetë punonjësit e Klinikës Speciale nuk e kishin idenë se si punonim ne atje. Aq sa Hajroja dhe unë ishim qortuar disa herë nga organizata bazë e Partisë, sepse nuk u përgjigjeshim kurdoherë, kur nga Klinika na kërkonin për konsultim, ose se nuk shkonim në mbledhje të organizatës.

Ata e dinin se ne ishim tre që ndërroheshim çdo 24 orë, por nuk e dinin se për shkak të angazhimeve të tjera që kishte në Fakultet dhe në spital, Ylli ishte i detyruar të mungonte ndonjëherë në shërbimin tonë dhe atë duhej ta përballonim Hajroja dhe unë.

Përveç kësaj, ne mund të mblidheshim në çdo orë të ditës ose të natës që të na kërkohej, ose që mund të na duhej të qëndronim të tre në shërbim. Më pas, kur në njësinë tonë erdhi edhe Sabiti, prapëseprapë kështu ndodhte.

Ne ndiqnim me kujdes ndryshimet në peshën e tij trupore, si edhe vlerësimin e mjekimeve dhe dinamikën e përshtatjes së mjekimit sipas gjendjes së pacientit. Ato ditë në Kosovë shpërthyen demonstratat kundër shtypjes dhe dhunës jugosllave mbi popullin e Kosovës. Pacienti u shqetësua shumë. Më 31 mars u kthyem në Tiranë. Ai filloi menjëherë nga puna. Dilte në zyrë dy herë në ditë: paradite si zakonisht nga ora 9 deri më 13.30 dhe pasdite nga ora 4 deri më 6 ose 6.30. Ne po e ndiqnim me vëmendje.

Ndërkohë, Ylli, që ishte shumë i ngarkuar me drejtimin e Katedrës dhe në shërbimin e Kardiologjisë, pas ardhjes së Sabitit kishte kërkuar të lirohej nga njësia jonë e kardiologëve të kujdesit mjekësor të pandërprerë pranë pacientit. Në mbledhjen e ekipit, më 12 prill 1981, ishte i pranishëm edhe kryetari, prof. Llambi Ziçishti (ministër i Shëndetësisë), të cilin e vumë në dijeni për vendimin që kishim marrë në mbledhjen e datës 30 mars në Vlorë.

Ministri ishte në një mendje me çfarë kërkonim ne, por tha se Ministria nuk mund t’i përballonte kërkesat tona me fondet që ajo kishte në dispozicion. Ai na vuri në dijeni se nga ajo ditë Ylli do të lirohej nga njësia jonë e kardiologëve të shërbimit të pandërprerë. Atë do të vazhdonim ta kryenim vetëm Hajroja, unë dhe Sabiti. Do të mbeteshim përsëri vetëm tre. Pas diskutimeve që bëmë, të gjithë ishim të mendjes se ishte e nevojshme të na siguroheshin pajisjet e duhura.

Por Kryetari, në cilësinë e ministrit të Shëndetësisë, na tha se kërkesat tona, të cilat i gjykonte të justifikuara, nuk merrte dot përsipër të na i plotësonte.

Ndërkohë pacienti, pavarësisht nga këshillat tona, vazhdonte të punonte intensivisht. Në këto rrethana, ne u njëmendësuam që të kërkonim autorizim për të vënë në dijeni Kryeministrin, i cili ishte i vetmi autoritet që i kishte mundësitë të na ndihmonte. Pasi ta informonim për gjendjen e pacientit, do t’i paraqisnim edhe kërkesën për nevojat e ekipit.

Disa ditë pas festimit të 1 Majit, më thotë Suloja se më kërkonte Kryeministri dhe shkuam në zyrën e tij së bashku. Isufi ishte në Paris me shërbim dhe do të qëndronte gjatë atje.

– Ti merresh me ndjekjen e shokut Enver, – më tha, sapo zumë vend në tavolinën para tij.
-Po, – iu përgjigja unë.

-Si është shoku Enver? – vazhdoi ai
-Mirë, -iu përgjigja unë përsëri. Unë nuk isha i autorizuar t’i flisja atij për gjendjen reale të pacientit, por meqë desha të hapja një shteg për më pas, vazhdova, – veçse është duke punuar me tepri…
Ai më ndërpreu me nervozizëm.
-Atë unë e di! Nuk kam nevojë të ma tregosh ti, – tha me një ton qortues. Dhe vazhdoi:

-Por të më njoftosh për gjendjen e tij! Në çdo orë që të jetë e nevojshme! Qoftë edhe në 2 a 3 pas mesnate! U kuptuam?
Dhe më zgjati një pusullë me numrat e telefonave të tij sekret në zyrë dhe në shtëpi
-Po, shoku Kryeministër, – u përgjigja unë. Dhe u ngritëm e dolëm.

Të dielën, më 17 maj, në orën 5 pasdite, pacienti bëri një edemë mushkërore shumë të rëndë. Ne u kthyem në shërbim të përforcuar. Në këto rrethana, ashtu siç kishim vendosur, kërkuam autorizimin për të informuar Kryeministrin.

Pasi e morëm këtë autorizim, ekipi më ngarkoi mua të përpiloj informacionin dhe listën e pajisjeve që kërkonim. Të hënën, më 18 maj, unë e kisha përfunduar informacionin. Shkova menjëherë me makinën e shërbimit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe ia dorëzova atë ministrit.

U ndjeva i shqetësuar, sikur po bëja një veprim që nuk duhej. Ishte e para herë që bëhej e ditur gjendja e hollësishme shëndetësore e Enver Hoxhës.

Ne ishim mësuar me ruajtjen e rreptë të sekretit për shëndetin e pacientit. As Hysni Kapoja nuk kishte pasur një informacion të tillë të hollësishëm. Me këtë pështjellim u ktheva në dhomën tonë.

I kishim kërkuar pacientit që të qëndronte në shtëpi dhe të mos merrej me punë. Por që të nesërmen ai doli herët në mëngjes në studio dhe punoi pa pushim deri në drekë dhe përsëri pasdreke, pa e përfillur kërkesën tonë. Në këto rrethana, duke menduar se Kryeministri, i cili kishte edhe funksionin e Sekretarit të Komitetit Qendror, ishte i informuar tashmë, më 20 maj i kërkuam atij të na priste.

Kështu, së bashku me ministrin, në orën 21.00 të asaj dite u gjendëm në vilën ku Kryeministri banonte, para se të përfundonte së ndërtuari shtëpia e re. Na priti në studion e tij në katin e fundit. Ministri i shpjegoi se kishim shkuar për t’i kërkuar ndihmë, sepse pacienti, ndonëse kishte nevojë të qëndronte edhe disa ditë në shtëpi, nuk e ndërpriste punën dhe nuk pranonte të shihej nga ne përnatë.

-Po si mund t’ju ndihmoj unë? – tha Kryeministri, duke na vështruar ngultas.

As ne vetë nuk e kishim idenë se si mund të na ndihmonte, por kërkonim, gjithsesi, një mbështetje.

-Po, ja, – nisi të belbëzonte ministri.

– Ju mund t’i flisni si shok dhe t’i thoni të dëgjojë mjekët ose të gjeni mënyrën që t’i shmanget paraqitja e problemeve të vështira…

-Një fjalë goje…, – tha ai, mendueshëm.
Pastaj na bëri shumë pyetje se si e kishim organizuar shërbimin dhe për hollësira lidhur me shëndetin e tij.

Ne i dhamë sqarimet përkatëse. Më në fund ai pyeti:
-Po ç’është kjo edema akute mushkërore? …

Ministri bëri një përshkrim të qartë e të kuptueshëm të edemës mushkërore, ndërkohë që ai dëgjonte me shumë vëmendje. Kur ministri pushoi së foluri, pas një heshtjeje të shkurtër, ai pyeti:

-Është e rrezikshme kjo situatë? – gjithë duke na vështruar ngultas, herë ministrin e herë mua.

-Si nuk është e rrezikshme? -ia ktheu ministri, – nga një gjendje e tillë edhe mund të mos dalë.

– Si mund të mos dalë? – tha ai, duke u vrenjtur. – Mund të vdesë?

-Po, – iu përgjigj ministri, – edhe mund të vdesë
Dhe është krejt e paimagjinueshme ajo që ndodhi pas kësaj. Ai shpërtheu në mënyrë krejt paradoksale, në një zemërim të furishëm dhe fare të paarsyeshëm, duke na u drejtuar me fyerje e kërcënime të padëgjuara:

“Ju nuk dini të komunikoni me shokun Enver”, “Ai Hoxha dhe Popa dinë të flasin më mirë me të” (Sikur Hoxha dhe Popa të mos ishin së bashku me ne të tjerët!).

“Do t’ju thërras në Byronë Politike”, “Do t’ju çoj me lopë”. “Do t’ju marr për zverku e do t’ju nxjerr me shkelma nga zyra”. Dhe më tej:

-Ti, – duke m’u drejtuar mua, – të mos vish më tek unë për gjendjen e shokut Enver. Ky të vijë. Ky, ministri.

Dhe sikur të ishte i paplotësuar me të gjitha sa na tha kërcënim pas kërcënimi, u ngrit në këmbë, dhe duke bërë një gjest sikur po rripte një ngjalë, tha me një ton edhe më të ashpër dhe një pamje të shpërfytyruar:

-Do t’ju rrjep lëkuuurën!…

E dëgjova me një ftohtësi të habitshme të gjithë atë shpërthim të paarsyeshëm dhe krejt të pashpjegueshëm fyerjesh e kërcënimesh, se m’u duk si një marrosje e tij. Për tjetër gjë shkuam ne tek ai dhe ndryshe mori puna.

Por ishte e pakuptimtë që të vazhdonim të dëgjonim të tjera kërcënime pas rrjepjes së lëkurës. Ajo mund të ishte më se e mjaftueshme, për të mos mbetur gjë mangët.

Ministri ishte krejt i shokuar. Nuk ishte nga ata që i përballonte dot situata të tilla. Në këtë pikë, unë e kapa atë për dore dhe u ngrita nga kolltuku. Kryeministri na ishte drejtuar me “do t’ju…”, që donte të thoshte se edhe ai, si ministër, ishte i përfshirë në atë breshërinë rrëqethëse të “do t’ju…”.

U ngrit edhe ai e më ndoqi. Kryeministri, kur pa që ne u ngritëm dhe iu drejtuam derës, mbeti për një çast pa lëvizur, na hodhi një vështrim habie dhe pa thënë më asnjë fjalë tjetër na shoqëroi deri te dera. Aty, ndërkohë që ministri kishte dalë, unë ndalova. Kisha menduar një përgjigje për rrjepjen e lëkurës dhe duke tundur gishtin tregues të dorës së djathtë, -iu ktheva me një ton të vendosur:

-E megjithatë, shoku Kryeministër, ekipi ka punuar mirë. Bile shumë mirë…

Fytyra e tij mori ngjyrën e mëlçisë, sytë iu zvogëluan dhe nofullat iu shtrënguan. Të dy, për disa çaste mbetëm përballë njëri-tjetrit si gjelat para kacafytjes, pa e çelur gojën. Ndërkohë, ministri më kapi dorën dhe më tërhoqi përjashta. Kur zbritëm në oborr, ai më tha:

-Po ti, ç’pate që i fole ashtu? Ai ashtu e ka

-Si ç’pata, -ia ktheva unë, tanimë edhe unë i zemëruar. Ju që e dini shumë mirë se si punojmë ne ditë-natë, pa pyetur as për familjet tona e as për kurrgjë tjetër, ju pse nuk folët?

Çfarë duhet të bëjmë ne që të mos na rripet lëkura?…
Ministri lëvizi nga vendi dhe më tha me një zë gati pëshpëritës:

-Ç’thua kështu? Mos ta dëgjojë kush këtë!

-Si ç’them kështu? -ia ktheva unë. – Në qoftë se për këtë që po bëjmë do të na rripet lëkura, çfarë duhet të bëjmë që ta ruajmë atë…

-Mos!… – ia bëri ai. – Mos ta dëgjojë kush këtë! – të thashë.
Mos ua thuaj as shokëve! – m’u lut ai.

-Shokëve do t’ua them që ç’ke me të, se nuk është vetëm lëkura ime që do të rripet, por është dhe ajo e tyrja, -ia ktheva unë me zemërim./Panorama/

Previous Post

Spahia: Marrëveshja për kurimin e pacientëve në Turqi funksionon që prej 1999

Next Post

Britania e Madhe ofron mbi 5 miliardë pound për bizneset e goditura nga kufizimi i ri i pandemisë COVID-19

albnews

albnews

Related Posts

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani
Albania

Fitoi mandatin e 4-të, Rama bën propozime konkretet se si të ‘shkrijë’ SPAK-un, kundërshton Dumani

19 May, 2025
Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje
Albania

Kosova “ylli” i eksporteve shqiptare/ Prilli “rikthen” numrat negativë, por shifrat e katërmujorit mbeten në rritje

19 May, 2025
Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!
Albania

Java nis negativisht për Dollarin, forcohen Paundi e Franga!

19 May, 2025
Next Post
Britania e Madhe ofron mbi 5 miliardë pound për bizneset e goditura nga kufizimi i ri i pandemisë COVID-19

Britania e Madhe ofron mbi 5 miliardë pound për bizneset e goditura nga kufizimi i ri i pandemisë COVID-19

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

“Kam dy fëmijë me ish-gruan” ambasadori i BE: Tani jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju

19 May, 2025
BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

BDI: Përmes një politike gjithnjë e më të theksuar anti-shqiptare, Mickoski tashmë një vit udhëheq një Qeveri të përçarjes, të dështimit dhe të nacionalizmit

19 May, 2025
Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

Fundoset anija me emigrantë në La Mansh/ Një person i vdekur, shpëtohen 61 të tjerë

19 May, 2025
Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

Këto janë 5 shtetet me ushtritë më të fuqishme të Evropës

19 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4713 shares
    Share 1885 Tweet 1178
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2398 shares
    Share 959 Tweet 600
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM