ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 2 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 2 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 2 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 2 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 2 hours ago
Next
Prev
Home UK

Çfarë po ndodh me familjen Beckham

albnews by albnews
8 January, 2021
in UK
0
Çfarë po ndodh me familjen Beckham
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Familja Beckham janë një nga familjet më të dashura të showbizit kudo në botë. Dy figurat emblemë në fushat e tyre David dhe Victoria kanë arritur që nëpërmjet dashurisë së tyre shumëvjeçare të krijojnë te publiku portretin e familjes model. Ata janë prindër të 4 fëmijëve, të cilët janë po ashtu të njohur në rrjetet sociale, teksa duket se edhe ata mund të ndjekin rrugët e prindërve në të ardhmen.

Mirëpo, me veprim e tyre të fundit mund të humbasin disa pikë, pasi duket se ata kanë thyer rregullat anti-Covid. Mediat britanike raportojnë së fundmi se David dhe Victoria shkuan fshehurazi në Miami, duke shkelur rregullat e rrepta të izolimit për të kaluar natën e ndërrimit të viteve me krushkun e tyre.

RelatedPosts

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve

Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

E gjithë familja fluturoi me aeroplan privat në Ditën e Krishtlindjes për të shmangur rregullat e vendosura nga Boris Johnson. Të gjithë festuan Vitin e Ri me të fejuarën e Brooklyn, Nocola Peltz dhe familjen e saj.
Raportohet se familja mund të mos kthehet në Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të muajit tjetër. Njerëzit pranë tyre e justifikojnë veprimin e tyre duke këmbëngulur se ata nuk kanë bërë asgjë të keqe pasi David është në një udhëtim pune për ekipin e tij të futbollit, Inter Miami.

Natën e kaluar një mik i familjes tha: “David dhe Victoria kishin planifikuar këtë udhëtim për muaj të tërë. David duhej të ishte në Miami në janar në drejtim të Inter Miami sepse është fillimi i para-sezonit të MLS dhe ai po ndihmon në rekrutimin e lojtarëve të rinj. Ai gjithashtu nuk kishte qenë në gjendje të mbërrinte atje që nga marsi i kaluar për shkak të kufizimeve, kështu që ishte një udhëtim i rëndësishëm. Pasi kaluan mëngjesin e Krishtlindjes në shtëpinë e tyre Cotwsolds , ata të gjithë bënë testet e COVID përpara se të fluturonin në mënyrë të sigurt nga një aeroport lokal përmes avionit privat në Florida”, shton burimi në fjalë.

Deri tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar por duhet të theksojmë se veprime të tilla nga personazhet publike janë të patolerueshme në shtetet e huaja.

Mjafton të kujtojmë “gjyqin publik” që iu bërë Rita Orës pas thyerjes së rregullave anti-Covid.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result