Hoti: Duhet të kemi kujdes, po përhapet me shpejtësi varianti i ri i koroanvirusit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për kujdes maksimal përgjatë ditëve në vijim, meqë ka thënë se varianti i ri i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Hoti, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shpërndarë edhe listen e komunave në bazë të rrezikshmërisë së transmetimit, pas njoftimit të MSH për ndërrimin e komunave nga zona e rrezikshmërisë.

“Rangimi i ri i komunave lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja. Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, thuhet në postimin e kryeministrit në detyrë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSH’ja ka bërë me dije se nga sot e deri më 15 janar, në zonën e kuqe, janë komunat: Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Obiliqi, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Në zonën e verdhë, janë po ashtu 7 komuna: Mitrovica e Jugut, Ferizaji, Lipjani, Podujeva, Vushtrriu, Parteshi, dhe Juniku.

Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 24 komuna: Kllokoti, Gjakova, Kamenica, Peja, Drenasi, Skënderaj, Istogu, Deçani, Shtërpca, Klina, Shtimja, Novobërda, Vitia, Prizreni, Suhareka, Kaçaniku, Rahoveci, Malisheva, Hani i Elezit, Dragashi, Mamusha, Gjilani, Ranillugu dhe Graçanica. 

Share This Article